EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Mej: Porosia nga zgjedhjet është të vazhdojmë me Bregzitin

Kryeministrja Tereza Mej sot deklaroi se zgjedhjet e djeshme lokale kanë qenë të vështira për Partinë konservative dhe se rezultati tregoi se Britania e Madhe duhet të vazhdojë me procesin e daljes nga Bashkimi Evropian.

Londër, 3 maj 2019 (MIA) – Kryeministrja Tereza Mej sot deklaroi se zgjedhjet e djeshme lokale kanë qenë të vështira për Partinë konservative dhe se rezultati tregoi se Britania e Madhe duhet të vazhdojë me procesin e daljes nga Bashkimi Evropian.

Porosia nga zgjedhjet e djeshme është e qartë dhe thotë se “vetëm vazhdoni me Bregzitin, potencoi Mej. Ajo shtoi se kjo është një kohë e vështirë për partinë e saj konservatore.

Qytetarët anglez dje votuan për më shumë se 8.000 vende në trupat administrativ përgjegjës për vendimet e përditshme për politikën lokale.

Sipas rezultateve jo të plota qytetarët i shfrytëzuan zgjedhjet lokale që ta dënojnë Partinë konservative në pushtet, por edhe Partinë laburiste opozitare për shkak ngecjes së Bregzitit. sn/

Таг
Back to top button
Close