EvropëEvropë.Portal

Mej paralajmëroi dorëheqje, filloi gara për pasardhës të saj

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se do të japë dorëheqje para fazës së ardhshme të negociatave për Bregzitin. Edhe pse ajo nuk e publikoi datën se kur do të largohet nga funksioni, anëtarët më të lartë të Partisë konservative e filluan garën se kush do ta zëvendësojë.

Londër, 14 maj 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se do të japë dorëheqje para fazës së ardhshme të negociatave për Bregzitin. Edhe pse ajo nuk e publikoi datën se kur do të largohet nga funksioni, anëtarët më të lartë të Partisë konservative e filluan garën se kush do ta zëvendësojë.

Mes konservatorëve të cilët dëshirojnë ta zëvendësojnë Mej, janë tre ish ministrat në Qeverinë e saj – ish ministrja e Punës Ester Mekui (51), ish ministrja e Punëve të Brendshme, Amber Rud (55) dhe ish shefi i Diplomacisë, Boris Xhonson (54), si dhe ish ministri për Bregzitin, Dominik Rab (45).

Edhe disa ministra aktualë dëshirojnë ta zëvendësojnë Mejin, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme, Xheremi Hant (55) dhe ministri i Shëndetësisë, Met Henkok (40).

Si kandidatë përmenden edhe iniciatorët për Bregzitin – Andrea Lidsom (56) dhe Majkël Gouv (51), ish diplomati Rori Stjuart (46), ish bankari Saxhid Xhavit (49) dhe Grejam Brejdi (51), kryetar i Këshillit të deputetëve konservatorë. bsh/

Таг
Back to top button
Close