Korrespondentë MKDZgjedhjet presidenciale 2019

Jehona deri në orën 10 në Kriva Pallankë është 14,5, në Rankoc 11 për qind

- Deri në orën 10 në Komunën e Kriva Pallankës të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 14,5 për qind të numrit total të qytetarëve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. 

Kriva Pallankë, 5 maj 2019 (MIA) – Deri në orën 10 në Komunën e Kriva Pallankës të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 14,5 për qind të numrit total të qytetarëve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore.

“Dita e zgjedhjeve po zhvillohet në qetësi, votimi po zhvillohet pa pengesa, të gjitha vendvotimet ishin hapur me kohë. Jehona është rreth 14,5 për qind, me të dhëna nga të gjithë 47 vendvotimet në rajonin e komunës”, deklaroi kryetari i komisionit komunal zgjedhor -Kriva Pallankë, Dushko Arsovski.

Gjithsej 16.982 qytetarë të Kriva Pallankës të regjistruar në listën zgjedhore sot mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Në Rankoc deri në orën 10 votuan njëmbëdhjetë për qind të votuesve, informon Biljana Tasevska, zëvendës kryetare e KKZ-Rankoc.

Në Komunën Rankoc votohet në 13 vendvotime, përderisa të drejtë vote kanë 2.971 qytetarë. id/fc/ 

Back to top button
Close