0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Jashtëtokësorët tanimë janë në Tokë dhe kryqëzohen me njerëzit

Profesori Jang-He Çi nga Oksfordi në librin e tij konfirmoi se jashtëtokësorët kryqëzohen me njerëz që të krijojnë specie të re hibride, i cili do të na shpëtojë nga ndryshimet klimatike.

2 maj 2019

Bi-Bi-Si – Londër

Profesori Jang-He Çi nga Oksfordi në librin e tij konfirmoi se jashtëtokësorët kryqëzohen me njerëz që të krijojnë specie të re hibride, që do të na shpëtojë nga ndryshimet klimatike.

Çi, i cili është profesor i gjuhës koreane në Institutin Oriental të Oksfordit, pas ligjëratës hyrëse në këtë temë në vitin 2012, ai tani ka shkruar libër për spekulimet e tij, i titulluar si “Vizita jashtëtokësore dhe fundi i njerëzimit”, në të cilin ai konfirmon se kjo specie hibride është çelësi i trajtimit me ndryshimet klimatike. Megjithatë, ai thotë se akoma kërkon dëshmi plotësuese për t’i mbështetur pikëpamjet e tij.

“Hibridët”, siç i quan ai, krijohen gjatë “rrëmbimit” të njerëzve dhe vijnë në forma të ndryshme të jashtëtokësorëve –  të vegjël, të gjatë dhe me sy gjarpri deri në insekticide, për të cilat Çi beson se janë shefa dhe u japin urdhra të tjerëve.

Ky profesor beson se pikërisht këta të fundit janë “kryesorët” dhe u japin urdhra të tjerëve.

Jashtëtokësorët ekzistojnë në sistemin e tyre bio, që njerëzit nuk mund ta përjetojnë, për shkak se perceptimi ynë është i kufizuar vetëm në organet tona, konfirmoi profesori.

Çi beson se jashtëtokësorët shfaqen në Tokë përpara kërcënimeve të mëdha, të tilla si lufta bërthamore apo ndryshimet klimatike dhe se ata do të zgjidhin shumë nga problemet tona sociale falë inteligjencës së tyre të jashtëzakonshme.

“Ata nuk vijnë për shkakun tonë, por për shkak të mbijetesës së tyre. Por mbijetesa e tyre është në fakt mbijetesa jonë – mbijetesa e tërë biosferës”, thotë profesori.

Sidoqoftë, në ligjëratën e vitit 2012, duket se ka qenë një mendim i kundërt, që lidhet me “zbuluesin amerikan të jashtëtokësorëve “, Dejvid Xhejkobs, me pretendimet se këta hibridë “duke lëvizur midis nesh” kanë një mision shumë të keq dhe se hibridet nga gjenerata e parë përsëri kryqëzohen me njerëzit për të prodhuar hibride të gjeneratës së dytë, të cilët nuk mund të njihen me sy të lirë.

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close