BiznesBiznes.PortalBotëBotë.Portal

Heqja e doganave amerikane për çelikun dhe aluminin për Kanadanë dhe Meksikën i rriti indekset në bursat botërore

Bursat aziatike reaguan pozitivisht ndaj vendimit të Uashingtonit për heqjen e doganave për eksport të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja dhe Meksika, që rezultoi me rritje të indekseve në bursa.

Tokio, 20 maj 2019 (MIA) – Bursat aziatike reaguan pozitivisht ndaj vendimit të Uashingtonit për heqjen e doganave për eksport të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja dhe Meksika, që rezultoi me rritje të indekseve në bursa.

Indeksi aziatiko-pacifik MSCI sot shënoi rritje prej 0,6 për qind, pasi që javën e kaluar e përfundoi me rënie prej tre për qind.

Indeksi tajvanez SE Vejted u rrit për 0,3 për qind, ndërsa Kospi jugkorean për 0,6 për qind.

Indeksi i bursës australiane shënoi rritje prej 1,7 për qind, për çka krahas vendimit amerikan, ndikoi edhe fitorja befasuese e koalicionit konservator në pushtet të zgjedhjeve parlamentare të së shtunës në Australi.

Rezultatet nga zgjedhjet parlamentare në Indi, në të cilat pritet fitore e Partisë popullore indiane (BJP) e kryeministrit Narendra Modi, ndikuan edhe në rritjen e indeksit NSE prej 2,4 për qind.

SHBA-ja këtë fundjavë solli vendim për heqjen e doganave për import të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja dhe Meksika, ndaj çka dy vendet reaguan me paralajmërim për heqjen e masave reciproke që i vendosën për prodhimet amerikane.

Me këtë është mënjanuar pengesa e madhe për ratifikimin e marrëveshjes së re tregtare mes tre vendeve, që duhet ta zëvendësojë Marrëveshjen për tregti të lië me Amerikën Veriore (NAFTA). ab/

Таг
Back to top button
Close