BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investitorët e huaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm me komisarin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Endrju Miçel deklaroi se Kosova para se gjithash me resurset e saj humane dhe infrastrukturore ofron ofertë të mirë për investitorët e huaj, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 16 maj 2019 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm me komisarin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Endrju Miçel deklaroi se Kosova para se gjithash me resurset e saj humane dhe infrastrukturore ofron ofertë të mirë për investitorët e huaj, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Haradinaj e njoftoi komisarin për të arriturat e vendit, veçmas në plotësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e ekonomisë, siç është rasti për Ligjin e Investimeve strategjike, që ka krijuar një klimë të re të të bërit biznes në vend dhe një mundësi më të mirë për të tërhequr palët e jashtme për investime.

Si volitshmëri për investitorët e huaj, ai e theksoi çmimin e arsyeshëm të operimit dhe tërheqjes së investimeve të huaja dhe, gjithashtu taksën zero për tregun evropian dhe “politikat fiskale më të mirat në rajon dhe rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 4.7 për qind”.

“Krahas adresimit të këtyre mundësive për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar, këtë platformë investive e kemi ofruar edhe për diasporën tonë, bizneset që udhëhiqen nga ta, për të drejtuar investimet e tyre nga Kosova”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar së Kosova ka treg potencial për të ofruar edhe në fushën e minierave, telekomunikacionit, energjisë, prodhimit, turizmit dhe fusha të tjera, siç janë fusha e IT-së dhe shërbimeve.

Tutje ai përmendi faktin që Kosova ka përparuar në krijimin e start-ap kompanive, të cilat janë duke operuar nga Kosova për në vendet e tjera të botës, veçmas në fushën e shërbimeve dhe ky model do të mund të shërbente për të mirë, që edhe Mbretëria e Bashkuar të investonte në këtë drejtim në Kosovë.

Komisari britanik Miçell, sipas kumtesës qeveritare ka deklaruar se interesi i Mbretërisë së Bashkuar është se si mund të krijojnë kushte për rritjen e investimeve nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në mënyrë që të fuqizojnë më shumë partneritetin ekonomik me Kosovën.

Pjesë e takimit ishte edhe Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Konel. ia/mb/

Таг
Back to top button
Close