EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Hant: Mej do ta presë Trampin si kryeministre

 Tereza Mej do të jetë kryeministre britanike edhe kur presidenti amerikan, Donald Tramp do të vijë për vizitë zyrtare në Britani, në fillim të qershorit, deklaroi ministri i Punvëe të Jashtme, Xheremi Hant.

Londër, 23 maj 2019 (MIA) – Tereza Mej do të jetë kryeministre britanike edhe kur presidenti amerikan, Donald Tramp do të vijë për vizitë zyrtare në Britani, në fillim të qershorit, deklaroi ministri i Punvëe të Jashtme, Xheremi Hant.

“Tereza Mej do të jetë krxyeministrja e cila do ta presë Trampin dhe atë me të drejtë”, tha Hant, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se kush do të jetë kryeministër kur të vijë presidenti amerikan për vizitë.

Mediumet britanike lajmërojnë se Mej është nën presion të madh për ta saktësuar datën kur do të japë dorëheqje për shkak se marrëveshja e saj me Brekzitin nuk hasi në mbështetje në Parlamentin britanik.

Gazeta Tajms, duke cituar burime nga Qeveria, sot kumtoi se kryeministrja Mej nesër do të japë dorëheqje për shkak se nuk është pranuar pozita e saj për atë se si të realizohet largimi nga BE-ja.

Sipas gazetës, ajo mund të japë dorëheqje pas takimit të caktuar për të premten me Gream Brejdi, kryetar i “Komitetit nga 1922”, në të cilin janë deputetët e Partisë konservatore dhe i cili vendosë për çështjet për zgjedhje apo ndërrim të liderit të partisë.

Sipas BBC-së dhe Dejli Telegraf, shumë mbështetës të kryeministres refuzuan ta mbështesin, pasi që ajo u premtoi deputetëve se do të mund të votojnë për mbajtje të referendumit të dytë për Brekzitin, nëse e mbështesin marrëveshjen me BE-në.

Sipas burime të BBC-së në Qeveri, kjo shkaktoi shok të vërtetë tek disa ministra dhe në tkaim të kabinetit për problemin me Brekzitin, mundësia e tillë nuk ishte miratuar.

Hant sot do të takohet me Mej, por nuk saktësoi se me çfarë shkasi. ab/

Таг
Back to top button
Close