EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Franca e ndërmori kryesimin me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës

 Franca sot nga Finlanda e ndërmori kryesimin me Komitetin e Ministrave të Këshillit Evropian, në takimin në Helsinki ku kanë marrë pjesë 30 ministra të punëve të jashtme të vendeve anëtare të kësaj organizate më të vjetër panevropiane, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Strasburg, 17 maj 2019 (MIA) – Franca sot nga Finlanda e ndërmori kryesimin me Komitetin e Ministrave të Këshillit Evropian, në takimin në Helsinki ku kanë marrë pjesë 30 ministra të punëve të jashtme të vendeve anëtare të kësaj organizate më të vjetër panevropiane, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Në takimin kryetari i Komitetit të Ministrave në largim, shefi i diplomacisë finlandeze Timo Soini i prezantoi rezultatet e kryesimit të Finlandës, mes të cilave si një ndër arritjet më të  rëndësishme është mbetja e Rusisë në Këshillin e Evropës, kontest i cili ishte tejkaluar pikërisht në seancën në Helsinki.

Pastaj, sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane  Ameli de Monshtalin para Komitetit të Ministrave i prezantoi prioritetet e kryesimit francez për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Qëllimet kryesore të presidencës franceze janë ruajtja dhe përforcimi i sistemit evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërtimin e Evropës e cila afron dhe bashkon, promovimin e barazisë dhe bashkëjetesës, si dhe përshtatja e Këshillit të Evropës në rrjedhat bashkëkohore, përmes dhënies përgjigje të sfidave të reja për të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës, duke përfshirë këtu edhe digjitalizimin dhe inteligjencës artificiale. tg/

Таг
Back to top button
Close