0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Filipçe: Mungojnë 350 mjekë amë, subvencione për specializime për mjekësi familjare

- Përballemi me mungesë të mjekëve në nivel primar në disa rajone të vendit. Numrin e mjekëve të cilët mungojnë dëshirojmë ta përmbushim përmes subvencionit të specializimit në mjekësinë familjare për secilin mjek të ri i cili do të shfaq interes, në këtë mënyrë dëshirojmë të zbatojmë standarde evropiane për atë që kurrikulumi i specializimit për mjekësi familjare është sipas standardeve në Bashkimin Evropian.

Shkup, 17 maj 2019 (MIA) – Përballemi me mungesë të mjekëve në nivel primar në disa rajone të vendit. Numrin e mjekëve të cilët mungojnë dëshirojmë ta përmbushim përmes subvencionit të specializimit në mjekësinë familjare për secilin mjek të ri i cili do të shfaq interes, në këtë mënyrë dëshirojmë të zbatojmë standarde evropiane për atë që kurrikulumi i specializimit për mjekësi familjare është sipas standardeve në Bashkimin Evropian.

Për këtë informon ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në shënimin e Ditës së mjekut amë në Fakultetin e Mjekësisë.

Ai thotë se viti 2020 do të jetë vit në të cilin theks do të vendoset në shëndetësinë primare përmes rritjes, intervenimit në kompensimin e pagesës, por edhe në kontrollin dhe përdorimin e mjeteve me qëllim, siç tha, ato të përdoren mirë dhe të zbatohen programet parandaluese te qytetarët tanë.

“Në kuadër të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore primare dëshirojmë të zbatojmë edhe disa modele të cilat i rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë, së pari lejimin që mjekët primarë, gjegjësisht organizatat e tyre, të grupohen dhe në këtë mënyrë të kenë mundësi që të japin shërbim për sa më shumë pacientë. Kjo para së gjithash vlen për rajonet ku kemi mungesë të mjekëve amë dhe ajo për çka ende flasim është zgjidhja të cilën jemi shumë afër që ta gjejmë, e ajo është se si të transferohen pacientët të cilët për shkak të shkuarjes në pension të ndonjë mjeku në njëfarë mënyre mbesin pa mjek amë”, thotë Filipçe.

Ai informon se numri i përgjithshëm i mjekëve amë i cili mungon në vendin tonë është rreth 350. Thotë se mjekët e rinj nuk janë të interesuar që të punojnë si mjekë primarë, e aq më pak që të specializojnë mjekësi familjare para së gjithash, siç tha, për atë se ajo tani është prezente vetëm si specializim privat.

“Vlerësojmë se me këtë që shteti do ta subvencionojë specializimin ata do të dëshirojnë që së pari të edukohen dhe të punojnë në nivel primar në mbrojtjen primare. Në mënyrë shtesë dëshirojmë të lejojmë që në vetë shtëpitë e shëndetit përveç modelit me koncesion, siç është tani, të pranojmë mjekë të cilët do të jenë specialistë të mjekësisë familjare dhe do të punojnë si mjekë amë, e ndërmarrim si shtet përgjegjësinë që të sigurojmë mbrojtje shëndetësore në nivel primar edhe krahas asaj që në disa rajone në këtë moment, sipas modelit të tanishëm, nuk ka interes që mjekët të punojnë si mjekë amë”, tha Filipçe.

Koordinatori i Qendrës për mjekësi familjare, dr.Katarina Stavriq informon se 330 specialistë të mjekësisë familjare dhe 80 mjekë janë në proces të edukimit dhe specializimit. Ajo thotë se numri është i vogël duke pasur parasysh se rreth 1.500 mjekë amë punojnë në territorin e shtetit.  

“Që të jetë cilësore mjekësia primare familjare nevojitet dhe tashmë po bisedohet për verifikimin e saktë të kompetencave të mjekëve të cilët punojnë në nivelin primar të mbrojtjes shëndetësore, në lidhje me shënimin e ilaçeve, në lidhje me udhëzimet të cilat tashmë edhe me shoqatat profesionale i bisedojmë dhe i transmetojmë institucioneve përkatëse me qëllim gjetjen e shtigjeve të lehta për lëvizje të pacientit përgjatë sistemit shëndetësor. Është e nevojshme që së pari t’i konfirmojmë kompetencat në këtë drejtim, e pastaj të negociojmë me Fondin për Shëndetësi”, tha mjekja Katerina Kovaçeviq, kryetare e Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe familjare. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close