EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Eurostat: BE-ja më tepër importon mjaltë nga Kina

Bashkimi Evropian importon më shumë mjaltë nga Kina, sipas të dhënave të Eurostatit. 

Bruksel, 25 maj 2019 (MIA) –  Bashkimi Evropian importon më shumë mjaltë nga Kina, sipas të dhënave të Eurostatit.

Nga ky vend në vitin 2018, u  importuan 80.000 tonë mjaltë, që paraqet 39 për qind nga importi i përgjithshëm i mjaltit nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së.

Pas kinezëve, evropianët shpenzojnë sasinë më të madhe të mjaltit nga Ukraina, që është  konfirmuar me faktin – import  në 41.000 tonë mjaltë, që është për 20 për qind nga  vlera e përgjithshme e importit  të këtij ushqimi.

Në vendin e tretë është Argjentina, prej ku janë importuar 25.000 ton mjaltë, që paraqet 12 për qind nga sasia e përgjithshme e mjaltit. Pason – Meksika me 21.000 tonë apo 20 për qind nga  importi i përgjithshëm, ndërsa Çile me 8.000 tonë ose katër për qind nga importi i përgjithshëm.

 

Back to top button
Close