Futboll

Dy futbollistë të rinj nga Kërçova morën ftesë nga Milani

Shumë mbase mund të mos kishin besuar se një ditë dy djelmosha të ri nga Kërçova, do të kaliten tek shkolla futbollistike e pagëzuar "Paris" e ku aty do punonte njeriu i parë kërçovarë i pajisur me licencë trajneri të kategorisë së lartë nga radhët e shqiptarëve Nazmi Ajdini.

Kërçovë 2 maj 2019 (MIA) – Shumë mbase mund të mos kishin besuar se një ditë dy djelmosha të ri nga Kërçova, do të kaliten tek shkolla futbollistike e pagëzuar “Paris” e ku aty do punonte njeriu i parë kërçovarë i pajisur me licencë trajneri të kategorisë së lartë nga radhët e shqiptarëve Nazmi Ajdini.

Para katër vitesh pikërisht Ajdini besoi në projektin futbollistik të shkollës për të kalitur gjeneratat më të reja kërçovare për të mësuar hapat e parë në sportin e futbollit me ndihmën e biznesmenit nga Kërçova që vepron në Francë, Blerim Sadiku.

Dhe si rëndom pas punës së palodhshme as rezultatet nuk mungojnë madje tani më jo vetëm se në kufijtë e vendit por edhe më gjerë , erdhi lajmi që pati jehonën e një bombe të vërtetë ku thuhej se pikërisht dy futbollist të shkollës “Paris” të Kërçovës të kalitur nga Nazmi Ajdini me shokët e tij të punës së përditshme , Orges Imeri dhe Eronik Tahiri si (portier) me lojën e tyre si ardhmëri futbollistike kërçovare morën ftesën për tu bashkangjitur gjigantit italian të futbollit AC Milan të vlerësuar nga gjurmuesit futbollistik nga Italia.

Orges Imeri dhe Eronik Tahiri më 25 prill ashtu siç ishte paralajmëruar gati një javë u prezentuan me fanelën e Milanit me plot sukses. Siç dihet njëri i ka vetëm tetë vjet e tjetri vetëm nëntë vjeç dhe bazuar në rezultatin dhe performancën e treguar ata kanë fituar të drejtën që në katër vitet e ardhshme të paraqiten në çdo turne me fanelën e gjigantit italian të futbollit – Milanit.

Duhet shtuar se edhe ekipi tjetër i gjeneratës së akademisë “Paris” në turneun e Kalabrisë në Itali në konkurrencë me gjigantët e futbollit evropian arriti sukses për lakmi edhe pse vetë pjesëmarrja është sukses më vete, por në rrethin e parë ku garonin ekipet më të fuqishme kërçovarët u eliminuan nga Interi por pastaj vazhduan garat në kategorinë e dytë të garave dhe atje u radhitën në vendin e dhjetë dhe jo vetëm kaq, thotë trajneri Ajdini. Pas kthimit nga Italia, shtoi ai, përshtypja pozitive që ne lamë atje na solli ftesën e radhë për vitin e ardhshëm, dhe kur jemi tek turnet e grupmoshave të reja, ne më 25 qershor do të udhëtoj në një turne tjetër të madh kësaj radhe në Shqipëri, thotë Ajdini dukshëm i kënaqur me prezentimin e tyre në turneun e Italisë. rz/

Таг
Back to top button
Close