BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Brovina kërkoi falje, fotografia “me siguri është e falsifikuar”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina sot publikisht kërkoi falje për publikimin e e fotografisë, për të cilën pohonte se është dëshmi për dhunimet që i kanë kryer forcat ushtarake-policore serbe në luftën në Kosovë në vitin 1998-1999, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 17 maj 2019 (MIA) – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina sot publikisht kërkoi falje për publikimin e e fotografisë, për të cilën pohonte se është dëshmi për dhunimet që i kanë kryer forcat ushtarake-policore serbe në luftën në Kosovë në vitin 1998-1999, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas intervistimit të sotëm më tepër se tre orë nga ana e prokurorëve specialë të Kosovës në stacionin policor në Prishtinë, Brovina deklaroi se fotografia, për të cilën dje nga foltorja e Kuvendit pohonte se e shfaq dhunimin e një shqiptare 35-vjeçare nga ana e tre ushtarëve serbë, “me siguri është e falsifikuar”.

Deputetja e PDK-së tha se fotografinë në vitin 2003 e ka marrë nga deputetja e atëhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tani në opozitë, Mevlude Saraçi dhe se asnjëherë nuk e ka kontrolluar autenticitetin e saj.

Ajo thotë se fotografinë ia kanë dhënë Saraçi, e cila atëherë ka qenë nënkryetare e Komisionit të Kuvendit për personat e zhdukur dhe një aktivist i Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNJ), emrin e të cilit nuk e mban mend.

“Unë kurrë nuk kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Fotografinë ma dhanë në vitin 2003 dhe e ruaj së bashku me dëshmitë tjera për krime të luftës. U kërkoj falje të gjithëve dhe e pranoj përgjegjësinë time”, deklaroi Brovina, duke i lutur gazetarët të mos i parashtrojnë “nga 100 pyetje”.

Saraçi, e cila tani është anëtare e organizatës joqeveritare Grupi për shoqëri civile, si dhe kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala mohuan se Brovinës ia kanë dhënë fotografinë e kontestuar.

Saraçi deklaroi se për herë të parë e sheh fotografinë që e ka publikuar Brovina, ndërsa Shala theksoi se nuk është e mundur që kjo fotografi t’i është dorëzuar deputetes së PDK-së nga dikush nga organizata e tij, pasi këtë do ta kishin dokumentuar në arkivin e tyre.

Brovina dje tregoi fotografi ku shihet se si tre persona në uniforma dhunojnë një grua. Ajo deklaroi se gruaja në fotografi është shqiptare 35-vjeçare, të cilën ajo e njeh personalisht dhe e cila në luftën e vitit 1999 u dhunua nga tre ushtarë serbë para familjes së saj.

Sipas deputetes së PDK-së, fotografia është gjetur në një aparat të një ushtari tjetër serb, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje.

Pas kësaj, disa media kosovare publikuan se fotografia me siguri është nga një film pornografik, i gjetur në faqe e internetit në Irak, të cilën e shfrytëzojnë si material propagandues që t’i akuzojnë ushtarët amerikanë për gjoja dhunimet e grave irakiane.

Publikimi fotografisë nga ana e Brovinës, e pastaj edhe dyshimet për autenticitetin e saj, shkaktuan reagime të ashpra në opinionin kosovar, me akuzë në llogari të PDK-së se i keqpërdor viktimat e luftës dhe i shkakton dëm Kosovës në tentimet për ndriçimin e krimeve të kryera nga shteti serb në luftën e fundit. bsh/

Таг
Back to top button
Close