BotëBotë.Portal

Bolton: Koreja e Veriut ka shkelur rezoluta të KB-së me stërvitje raketore

Xhon Bolton, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit amerikan deklaroi se "nuk ekziston dyshim" se Koreja e Veriut i ka shkelur rezolutat e KB-së me testet raketore të kryera kohë më parë dhe tha se sanksionet duhet të mbesin në fuqi.

Uashington, 25 maj 2019 (MIA) – Xhon Bolton, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit amerikan deklaroi se “nuk ekziston dyshim” se Koreja e Veriut i ka shkelur rezolutat e KB-së me testet raketore të kryera kohë më parë dhe tha se sanksionet duhet të mbesin në fuqi.

“Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB-së e ndalojnë lansimin e raketave balistike”, ka thënë Bolton, në tryezën e rrumbullakët në Tokio para vizitës katër ditore shtetërore të presidentit amerikan Donald Tramp në Japoni.

Megjithatë, Bolton tha se SHBA-ja po përgatitet që të vazhdojnë bisedimet me Korenë Veriore në çdo kohë. fb/

Back to top button
Close