0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Votim, numërim, rezultate, ankesa

Në 3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Ohrit, Dibrës dhe NovoSellës mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve.

Shkup, 21 prill 2019 (MIA) – Në 3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Ohrit, Dibrës dhe NovoSellës mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve.

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës shtatë deri në orën 19. Pas hapjes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur në objektin ku votohet.

Kush mund të votojë?

Të drejtën e votës e ka secili person që është i regjistruar në certifikatën e listës së zgjedhësve dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme. Votimi bëhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim qytetarit së pari i kontrollohen dokumentet për identifikim personal dhe ai nënshkruhet në certifikatën e listës së zgjedhësve. Më pas anëtari i Këshillit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilën në anën e parme duhet doemos t’i vihet vulë.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion shkollar dhe studentor, etj..

Sipas udhëzimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), gjatë vërtetimit të identitetit personal, votuesi është i obliguar para Këshillit zgjedhor të prezantohet në mënyrën në të cilën është prezantuar në fotografinë e dokumentit për identifikim personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund ta ndjekin nga afër përcaktimin e identitetit të zgjedhësit.

Nëse vërtetojnë se zgjedhësi nuk është në certifikatat nga lista e zgjedhësve, anëtarët e KZ-së janë të obliguar ta udhëzojnë në departamentin kompetent rajonal të KSHZ-së dhe ta vizitojnë internet-faqen https://izbirackispsiok.gov.mk/ për të kontrolluar nëse ai është i regjistruar në listën e zgjedhësve dhe nëse është në cilin vendvotim mund të votojë.

Nëse zgjedhësi i cili gjendet në listën e zgjedhësve është analfabet ose ka mangësi fizike ai do të lërë shenjë nga gishti i djathtë tregues në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga lista e zgjedhësve.

Nuk guxon të votojë zgjedhësi që do të refuzojë të nënshkruhet në listën e zgjedhësve

Votohet prapa kabinës për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve, edhe atë vetëm me laps kimik me ngjyrë të kaltër. Nëse votuesi gabon, nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur futet në kutinë votuese. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta braktisë vendvotimin pa e futur fletëvotimin në kutinë.

Prapa një kabine votuese lejohet të ketë një votues, përveçse në rastet kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me mangësi fizike dhe të paarsimuarit, sipas Kodit zgjedhor, kanë të drejtë që me vete të ftojnë ndonjë person që do t’u ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të dikujt tjetër është i ndaluar

Shkelja e fshehtësisë së votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e fshehtësisë së votuesve. Ndalohet votim familjar dhe grupor dhe votim në emër të dikujt tjetër.Anëtarët e këshillave zgjedhore janë të obliguar t’i parandalojnë tentimet eventuale për shkelje të fshehtësisë së votimit. Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të dikujt tjetër do të thonë shkelje të së drejtës së zgjedhësit, paraqesin bazë për shkeljen e fshehtësisë së votimit dhe mund të rezultojnë me anulimin e zgjedhjeve.

Anëtarit të organit zgjedhor që punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund t’i shqiptohet kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në shumë prej një mijë deri tre mijë euro në kundërvlerë në denarë. Gjobë në shumë prej 750 deri 2.250 euro në kundërvlerë në denarë për kundërvajtje do t’i shqiptohet personit fizik që do të votojë për më shumë persona ose voton në emër të dikujt tjetër.

Votimi përfundon në orën 19:00

Vendvotimi mbyllet në orën 19, ndërsa personave që janë hasur në objektin do t’u mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë nëse në vendvotimin prishet rendi derisa ai të rivendoset, në raste të fatkeqësive natyrore dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse qasjen deri te vendvotimi nuk e siguron policia, ndërsa për këtë ka pasur nevojë, si dhe nëse policia është lajmëruar dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Nëse votimi ndërpritet më shkurt se një orë, ai nuk vazhdon pas orës 19, por nëse ndërpritet më gjatë se tre orë nuk vazhdon në ditën e njëjtë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e votimit në vendvotimet nuk guxojnë të përdorin telefon celular, aparat ose mjete tjera për fotografimin e fletëvotimit. Këshilli zgjedhor mund ta largojë nga vendvotimi çdo person që nuk i përmbahet kësaj ndalese.

KSHZ-ja kërkon ndërprerjen e video-mbikëqyrjes në institucionet ku do të votohet

KSHZ-ja gjithashtu përmes komisioneve komunale zgjedhore (KKZ) kërkoi në institucionet, si shkollat e mesme, fillore, kopshtet për fëmijë, etj., ku janë të vendosur vendvotimet, prej orës 6:00 të mëngjesit e deri në mesnatën e 21 prillit të ndërpritet video-mbikëqyrja. Me këtë rast, gjithashtu është kërkuar që kamerat që shërbejnë për video-mbikëqyrje të drejtohen nga muri në të cilin janë montuar që të mundësohet fshehtësia e votuesve dhe procesit zgjedhor në përgjithësi. KSHZ-ja kërkoi nga KKZ-ja të informohen me shkrim nga institucionet përkatëse se garantohet ndërprerja e video-mbikëqyrjes. Në rast të ankesave të dorëzuara nga votuesit mbi këtë bazë, KSHZ-ja do të ndërmarrë masa përkatëse kundër personit të autorizuar nga institucioni përkatës, KKZ-ja dhe Këshilli zgjedhor.

Në vendvotimin askush nuk guxon të jetë i armatosur, përveç pjesëtarëve të policisë. Policët mund të hyjnë në vendvotimin vetëm në raste kur janë të ftuar nga këshilli zgjedhor dhe kur do të vërejnë shkelje serioze të rendit dhe paqes.

Numërim i votave

Procesverbalet dhe materiali tjetër zgjedhor këshillat zgjedhore i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ-ja kompetente më pas i përmbledhë rezultatet e votimit, përpilon procesverbale dhe i dorëzon në KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet preliminare nga votimi të pranuara përmes rrugës elektronike i publikon në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Ankesa

Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga votimi mund të parashtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht publikimit të rezultateve preliminare. KSHZ-ja është e obliguar të vendosë lidhur me ankesën në afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesës.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, është e obliguar të marrë vendim lidhur me ankesën në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

Secili zgjedhës të cilit i është shkelur e drejta zgjedhore në procedurë të zbatimit të votimit mund të parashtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej katër orëve të marrë vendim.

Kundër vendimit të KSHZ-së votuesi mund të parashtrojë ankesë në afat prej 24 orëve në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila, nga ana tjetër, është e obliguar që lidhur me ankesën të marrë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

KSHZ-ja në bazë të detyrës zyrtare ose në bazë të ndonjë ankese të parashtruar, me vendim e anulon votimin në vendvotimin në raste të caktuara me Kodin zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e obliguar të veprojë lidhur me ankesën në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Rivotimi në vendvotimin ku është anuluar votimit mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

Raundi i dytë për zgjedhjet presidenciale është caktuar pas dy javësh, më 5 maj. dma/sst/

Back to top button
Close