EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

UNESKO: Notër Dami nuk është e domosdoshme që të jetë i njëjtë siç ka qenë

Rikonstruksioni i Katedrales së Notër Damit në Paris  duhet të mbrojë vlerat universale të këtij vendi, por kjo nuk nënkupton se duhet që të rinkonstruktohet ashtu siç ishte, njoftoi delegacioni i UNESKO-s pas takimit të mbrëmshëm me presidentin frances Emanuel Makron. 

Paris, 20 prill 2019 (MIA) – Rikonstruksioni i Katedrales së Notër Damit në Paris  duhet të mbrojë vlerat universale të këtij vendi, por kjo nuk nënkupton se duhet që të rinkonstruktohet ashtu siç ishte, njoftoi delegacioni i UNESKO-s pas takimit të mbrëmshëm me presidentin frances Emanuel Makron.

Përfaqësues të UNESKO-s  treguan gatishmëri që të ndihmojnë në rikonstruksionin e Notër Damit, veçanërisht me dhënien e ekspertizës teknike.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri Azule deklaroi se duhet që të respektohet “integriteti dhe autenticiteti ” i këtij ,monumenti, sepse është pjesë e  trashëgimisë kulturore botërore.

“UNESKO  formalisht e njeh të drejtën e çdo brezi që të marrë pjesë në trashëgiminë njerëzore, midis të tjerave edhe përmes  përshtatjes së  proceseve natyrore dhe historike të ndryshimeve dhe transformimeve dhe mundësive të reja që ofron teknologjia e avancaur”, citohet në njoftimin pas takimit.

Таг
Back to top button
Close