EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Truprojat e Kimit “e pastrojnë” trenin para se prej tij të zbresë lideri (video)

Truprojat e Kim Xhgon -un,  të cilët  liderin koreanoverior e shoqëronin sot në Vlladivostok, përsëri e  tërhoqën vëmendjen e mediave botërore. 

Vlladivostok, 24 prill 2019 (MIA) – Truprojat e Kim Xhgon -un,  të cilët  liderin koreanoverior e shoqëronin sot në Vlladivostok, përsëri e  tërhoqën vëmendjen e mediave botërore.

Derisa treni i blinduar ka hyrë me ngadalë në stacion, agjentët e Kimit, me kostume të zeza dhe me dorëza të bardha në ecje ” e kanë fshirë” derën e trenit, prej të cilës duhet të dilte lideri koreanoverior.

Kur treni ndaloi, ata  vendosën një “urë të vogël” e cila i bashkonte trenin dhe tapetin e kuq në të cilin shkeli Kimi.

Ai më pas shëtiti në sheshin e qytetit  ku ishte organizuar një pritje nga orkestra e gardës, ndërsa më pas hipi në limuzinën e cila ishte e rrethuar me 12  truproja. Në video  shihet se si truprojat  koreanoveriore  fillojnë të nxitojnë dhe më pas vrapojnë  afër limuzinës me të cilën lëviz Kimi.

Skena të ngjashme mund të shiheshin edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar të Kimit në Korenë Jugore.

Таг
Back to top button
Close