BotëBotë.Portal

Të paktën shtatë viktima në stampedon në Indi

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa 10 janë lënduar në stampedon gjatë një ceremonie në një tempull hindu në shtetin jugor indian Tamil Nadu.

Nju-Delhi, 22 prill 2019 (MIA) – Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa 10 janë lënduar në stampedon gjatë një ceremonie në një tempull hindu në shtetin jugor indian Tamil Nadu.

Sipas policisë lokale, stampedoja ka ndodhur kur kleriku ka filluar të hedh monedha, ndërsa njerëzit e tubuar janë përpjekur t’i mbledhin. Efektivët e policisë kanë thënë se të lënduarit menjëherë janë transferuar në spitalin më të afërt.

Kryeministri indian Narendra Modi dhe ministri i Tamil Nadum Edapadi Palanisvami shprehën keqardhje për humbjen e jetëve njerëzore në aksident. mb/

Таг
Back to top button
Close