0_Maqedoni.PortalShoqëri

Takim profesional i Instituti për mjekësi të punës

Takim profesional organizon sot Instituti për mjekësi të punës - Qendra kolaborative e Organizatës botërore të shëndetësisë në bashkëpunim me zyren e OBSH-së në Shkup.

Shkup, 3 prill 2019 (MIA) – Takim profesional organizon sot Instituti për mjekësi të punës – Qendra kolaborative e Organizatës botërore të shëndetësisë në bashkëpunim me zyren e OBSH-së në Shkup.

Siç është paralajmëruar, do të prezantohen ligjerata për lidhjen e mjekësisë së punës me Mbrojtjen primare shëndetësore në realizimin e caqeve të përbashkëta të mbulimit me shërbimet shëndetësore. Takimi organizohet në suaza të shënimit të Ditës botërore të shëndetit, , temë e së cilës këtë vit është “Mbulimi universal me shërbimet shëndetësore: secili dhe çdokund!” me porosinë “Shëndet për të gjithë! Shëndet për të gjithë punëtorët!”.

Me qëllim të përmirësimit të ndjekjes së shëndetit të punëtorëve dhe ndërmarrjes së masave preventive për parandalim të dukurisë së sëmundjeve profesionale, sëmundje lidhur me punën dhe lëndime gjatë punës, theksojnë nga Instituti, është i domosdoshëm zbatimi i parimit të mbulimit universal me shërbimet shëndetësore për të gjithë punëtorët.

Nga Instituti informojnë se janë të angazhuar për realizimin e këtyre aktiviteteve në pajtim me obligimet nga strategjia e re “Shëndet për të gjithë 2020” dhe Planit të aksionit për siguri dhe shëndet gjatë punës 2020. ab/

Back to top button
Close