BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Shpërthim i ri në Sri Lankë

Shpërthimi ri ka jehuar sot në rajonin e qytetit Pugoda, rreth 40 kilometra në lindje të kryeqytetit të Sri Lankës, Kolomnbo, kumtoi policia lokale.

Kolombo, 25 prill 2019 (MIA) – Një shpërthim i ri ka jehuar sot në rajonin e qytetit Pugoda, rreth 40 kilometra në lindje të kryeqytetit të Sri Lankës, Kolombo, kumtoi policia lokale.

Tash për tash nuk ka informacione për viktimave eventuale apo persona të lënduar.

Policia informoi se autoritetet kanë filluar hetim për vërtetimin e shkaqeve për shpërthimin.

Shpërthimi i sotëm pason pas serisë së sulmeve të dielën, për Krishtlindjet katolike, mbi kisha dhe hotele, me ç’rast humbën jetën të paktën 359 persona.

Në kuadër të hetimit për këto sulme, autoritetet në Sri Lankë deri më tani kanë arrestuar 58 persona.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI). mb/

Таг
Back to top button
Close