0_Maqedoni.PortalSektori civil

SHGM. Dënim për kërcënimet ndaj ekipit të TV21

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e TV21 nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës Milikie Halimi nga LSDM.

Shkup, 17 prill 2019 (MIA) – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e TV21 nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës Milikie Halimi nga LSDM.

Nga SHGM-ja i bëjnë thirrje kryetares Milikie Halimi të dënojë këtë sulm, ndërsa njëkohësisht kërkojmë hetim urgjent dhe efikas nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Dje, pasi që ekipi i TV21 ka incizuar kronikë në lidhje me ankesat e banorëve për infrastrukturën e keqe të kësaj komune, familjarë të kryetares Halimi kanë bërë kërcënime verbale ndaj ekipit televiziv se do t’ua thyejnë kamerën dhe kanë kërkuar të fshihen incizimet. Gazetarët kanë vendosur mos të fshijnë materialet e incizuara dhe më pas janë detyruar të hyjnë në zyrën e komunës dhe përsëri janë përballur me kërcënime të njëjta. Ato për së dyti kanë refuzuar të fshijnë materialet, dhe incidenti ka vazhduar në redaksinë e TV21 ku të njëjtat persona i janë kërcënuar kryeredaktorit se nuk guxon të publikojë asgjë nga materialet e regjistruara. Njëkohësisht, në televizionin ka ardhur policia, dhe personat që janë kërcënuar menjëherë janë larguar, ndërsa gazetari dhe kameramani kanë raportuar rastin në polici”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Sjellja e tillë e dhunshme dhe primitive, posaçërisht kur vjen nga ana e personave të afërt të figurave politike, është e papranueshme dhe paraqet sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së informimit. Kjo paraqet ndërhyrje klasike në kryerjen e punës së gazetarëve.

SHGM-ja do ta paraqesë këtë incident edhe në Platformën Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve. fb/

Таг
Back to top button
Close