0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Shefja e SHM-së së Sllovenisë, gjeneral majori Alenka Ermenc, për vizitë në Armatën tonë

 Procesi i transformimit dhe modernizimit të armatës në harmonizim me kontrollin e ri strategjik operativ, pjesëmarrjen e Armatës në operacione për mbështetje të paqes, si dhe të shumë stërvitjeve multinacionale dhe biletarele si dhe angazhimi i armatës në mbështetjen e MPB-së gjatë përballjes me krizën e migrantëve, ishin pjesë e temave për të cilat sot biseduan shefi i SHM-së së Sllovenisë, gjeneral-majori Alenka Ermenc dhe shefi i SHM-së së ARM-së me nënkolonelin e përgjithshëm Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Shkup, 17 prill 2019 (MIA) – Procesi i transformimit dhe modernizimit të armatës në harmonizim me kontrollin e ri strategjik operativ, pjesëmarrjen e Armatës në operacione për mbështetje të paqes, si dhe të shumë stërvitjeve multinacionale dhe biletarele si dhe angazhimi i armatës në mbështetjen e MPB-së gjatë përballjes me krizën e migrantëve, ishin pjesë e temave për të cilat sot biseduan shefja e SHM-së së Sllovenisë, gjeneral-majori Alenka Ermenc dhe shefi i SHM-së së ARM-së me nënkolonelin e përgjithshëm Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Siç kumtuan nga Shtatmadhoria, delegacioni i lartë ushtarak i ushtrisë së Republikës së Sllovenisë, e kryesuar nga Ermenc e cila është për vizitë në Armatën tonë, nga gjenerali Gjurçinovski u sigurua se partneriteti midis dy armatave, të cilat kanë bashkëpunim të shkëlqyer, do të vazhdojë edhe në të ardhmen në format si anëtarë plotfuqishëm të NATO-së.

Gjurçinovski theksoi se përmes këmbimit të kapaciteteve tona ushtarake, pjesëmarrjen e përbashkët në projektet si Forcat mjekësore ballkanike, stërvitja bilaterale “Sfidë”, qendra për simulime paraqesin shembuj për ndërtimin e aftësive tona të përbashkëta dhe mbështetje të bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm.

Në takim, ministrja Shekerinska ka shprehur falënderim për mbështetjen e Republikës së Sllovenisë gjatë anëtarësimit tonë në NATO. Ministrja i uroi gjeneral-majorit Ermenc në funksionin e shefit të Forcave të armatosura të Sllovenisë. Ministrja e theksoi edhe ratifikimin e shpejtë të Protokollit aderues, i cili sipas tij, është mesazh politik se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se dy vendet e përforcojnë partneritetin dhe bashkëpunimin mbrojtës.

Shefja e SHM-së së Forcave të armatosura të Sllovenisë, Ermenc i uroi ministres Shekerinska për angazhimet e saj në proceset eurointegruese të vendit dhe e theksoi rolin e saj të rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit në përgatitjet për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në takim është biseduar edh për stërvitjen e madhe të ardhshme në qershor në Krivolak ku do të jetë nikoqire vendi ynë, ndërsa do të marrin pjesë edhe SHBA-ja, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi de Lituania.

Në vazhdim të vizitës, delegacioni ushtarak slloven i shoqëruar nga zëvendës shefi i SHM-së, gjeneral majori Azim Nuredin e vizitoi batalionin e policisë ushtarake në kazermën “Ilinden” ku është mbajtur brifing për njësitin, stërvitje metodike treguese dhe prezantim i një pjese të mjeteve me të cilat disponon njësiti. fb/

Back to top button
Close