BotëBotë.Portal

SHBA do të negociojë me Turqinë për situatën në Siri

Përfaqësuesi special për Sirinë e Departamentit të Shtetit Xhejms Xhefri do të bisedojë në Turqi për situatën në vendin arab, kumtoi Uashingtoni. 

Ankara, 30 prill 2019 (MIA) – Përfaqësuesi special për Sirinë i Departamentit amerikan të Shtetit, Xhejms Xhefri do të bisedojë në Turqi për situatën në vendin arab, kumtoi Uashingtoni.

Bisedimet do të fillojnë sot dhe do të zgjasin deri më 2 maj.

Departamenti i Shtetit kumtoi se “do t’i kushtohet vëmendje shqetësimeve të arsyeshme për stabilitetin dhe sigurinë në pjesën veriore të Sirisë, prejse ushtria amerikane e zvogëloi praninë e vet”.

Përveç kësaj, temë e bisedave do të jetë edhe shkatërrimi i Shtetit Islamik dhe realizimi i Rezolutës 2254 të Këshillit për Siguri, me të cilën kërkohet armëpushim dhe zgjidhje politike e krizës.

Përderisa SHBA e përgatit tërheqjen nga Siria, Turqia vazhdon të shpreh brengosje për mbështetjen amerikane për kurdët në Sirinë verilindore, të cilët Ankaraja i konsideron si terroristë.

Pas bisedimeve në Turqi, diplomatët amerikanë do të shkojnë në Gjenevë, ku do të takohen me përfaqësues tjerë për Sirinë nga Egjipti, Franca, Gjermania, Jordania, Arabia Saudite dhe Britania e Madhe. aa/shk/

Таг
Back to top button
Close