Futboll

Sejdini: Me mbështetje të UEFA-së drejt një FFM-je më të fuqishme

Kryetari i Federatës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdini e ceki mbështetjen që federata e merr nga UEFA-ja. Ai në takimin e djeshëm në Zvicër me njeriun e parë të futbollit evropian, Aleksandar Çeferin, u falënderua për angazhimin e UEFA-së për zhvillimin e futbollit në Maqedoni.

Nion, 16 prill 2019 (MIA) – Kryetari i Federatës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdini e ceki mbështetjen që federata e merr nga UEFA-ja. Ai në takimin e djeshëm në Zvicër me njeriun e parë të futbollit evropian, Aleksandar Çeferin, u falënderua për angazhimin e UEFA-së për zhvillimin e futbollit në Maqedoni.

“Jemi të lumtur së në UEFA kemi partner të shkëlqyeshëm dhe në atë mënyrë dhe me mbështetje nga miku ynë i madh Aleksandar Çeferin do të ndërtojmë federatë edhe më të fuqishme me strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me asociacionet e tjera. FFM është pjesë e pandashme e familjes së futbollit evropian, ndërsa UEFA çdoherë e ndihmon bazën e vet. Falënderim për kryetarin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin për fjalët e bukura dhe shpresoj se në të ardhmen do të punojmë edhe më shumë për promovimin dhe avancimin e futbollit”, deklaroi Sejdini.

Çeferin konfirmoi se Asociacioni evropian i futbollit do të mbetet partner i fuqishëm i Federatës së futbollit në Maqedoninë e veriut.

“Jam i nderuar që kam mundësi të takohem me Muhamedin. E admiroj entuziazmin që e tregoi në bisedimet për projektet e ardhshme. Me kënaqësi mund të konfirmoj se UEFA do të mbetet partnere e fuqishme e FFM-së dhe do t’i mbështesë në strategjitë e tyre zhvillimore”, deklaroi kryetari i UEFA-së. ab/

Таг
Back to top button
Close