0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Reka: Kishim shtet të kapur, ne jemi për liri të votuesit

Kandidati për president Blerim Reka i cili ka marrë mbështetje nga Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sonte në Bogovinë e ka theksuar lirinë e votuesit, jo siç tha, "diktatin e partive tjera".

Tetovë, 9 prill 2019 (MIA) – Kandidati për president Blerim Reka i cili ka marrë mbështetje nga Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sonte në Bogovinë e ka theksuar lirinë e votuesit, jo siç tha, “diktatin e partive tjera”.

“Prezenca juaj në këtë numër të madh, konfirmon se jeni kundër diktatit. Një pjesë jemi të kohës kur partitë shqiptare në pushtet janë kundër kandidatit të vetëm shqiptar. Sundimi i individit e privatizoi shtetin. Plot 11 vite kemi pasur shtet të kapur dhe të privatizuar”, ka thënë Reka në takime me banorët e Bogovinës i shoqëruar nga liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.

“Këtu jemi të tregojmë se profesori Reka është zgjidhja më e mirë për të gjithë shqiptarët. Reka me mbështetjen e të gjithë shqiptarëve do ta kalojë rrethin e dytë dhe do të jetë fitues në këto zgjedhje. Thirrje deri te të gjithë shqiptarët, maqedonas, romë që të votojnë për Blerim Rekën pasi është zgjidhje më e mirë dhe kandidat më i mirë për Maqedoninë”, tha Kasami.

Sipas Selës, madje mbështetja për Blerim Rekën është siç tha, “rruga e drejtë që secili duhet ta ndjekim”. “Më 21 prill vazhdojmë drejt fitores. Të gjithë ta mbështesim Blerim Rekën”, tha Sela. /fab

 

 

 

Back to top button
Close