BotëBotë.Portal

Reagime për shpërthimet në Sri Lanka

Liderët botëror ashpër i dënuan shpërthimet e sotme  në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lankë, në të cilat sipas të dhënave të fundit humbën jetën së paku 187 persona, ndërsa mbi 400 të tjerë janë plagosur.

Shkup, 21 prill 2019 (MIA) – Liderët botëror ashpër i dënuan shpërthimet e sotme  në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lankë, në të cilat sipas të dhënave të fundit humbën jetën së paku 187 persona, ndërsa mbi 400 të tjerë janë plagosur.

Kryeministri indian Narendra Modi vlerësoi se në rajonin e Azisë jugore “nuk ka vend për barbarizëm të tillë”.

“India shpreh solidaritet me popullin e Sri Lankës. Mendimet e mia  janë me  familjet e viktimave, ndërsa lutjet e mia me të lënduarit”, publikoi Modi në Tuiter.

Ministrja indiane e Punëve të Jashtme Sushma Svaraxh deklaroi se është në kontakt të përhershëm me ambasadorin e Indisë në Kolombo, duke theksuar se Ambasada do t’ua ofrojë tërë ndihmën e mundshme indianëve të goditur nga incidenti.

Presidenti afgan Ashraf Gani ashpër i dënoi shpërthimet,  duke theksuar se sulmet ndaj besimtarëve janë punë e tmerrshme.

“Afganistani është solidarizuar me Sri Lankën në këtë ditë pikëlluese”, theksoi Gani.

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod-Junker, deklaroi se me “tmerr dhe keqardhje” e ka pranuar lajmin për sulmet në Sri Lankë.

Presidenti gjerman Frank-Ualter Shtajnmajer dërgoi telegram me keqardhje deri te homologu i tij nga Sri Lanka, Maitripala Sirisena, duke theksuar se “është i tronditur nga sulmet frikacake terroriste”.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Shtefan Zajbert theksoi se Gjermania është “e  tmerruar nga lajmi se krishterët e Sri Lankës ishin sulmuar dhe vrarë gjatë meshës së pashkëve”.

“Ne mbajmë zi dhe lutemi për viktimat dhe për anëtarët e familjeve të tyre. Nuk guxon t’u lejohet  terrorizmit,  urrejtjes fetare dhe jotolerancës të fitojnë”, publikoi Zajbert në Tuiter.

Presidenti austriak Aleksander van der Belen, kancelari Sebastijan Kurc dhe shefja e Diplomacisë Karin Knajsel i dënuan sulmet në Sri Lankë, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “akt barbar të tmerrshëm”.

Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglu vlerësoi se pa dallim të motiveve, shpërthimet janë “akt gjakftohtë, barbar dhe frikacak”, njëjtë sikur edhe sulmet ndaj xhamive në Zelandë të Re muajin e kaluar”.

“Terrorizmi nuk ka religjion, nuk ka komb, as gjeografi”, shkruajti Çaushoglu në Tuiter.  sa/

Back to top button
Close