EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Putin në takim me Kim më 25 prill, ndërsa një ditë më vonë me presidentin kinez Si

 Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin do të takohet me liderin e Koresë veriore Kim Xhong-un në Vlladivostok më 25 prill, ndërsa një ditë më vonë me presidentin kinez Si Xhinping në Pekin, kumtoi sot këshilltari i Kremlinit Jurij Ushakov.

Moskë, 23 prill 2019 (MIA) – Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin do të takohet me liderin e Koresë veriore Kim Xhong-un në Vlladivostok më 25 prill, ndërsa një ditë më vonë me presidentin kinez Si Xhinping në Pekin, kumtoi sot këshilltari i Kremlinit Jurij Ushakov.

Në fokus të bisedave Putin dhe Kim “do të jetë zgjidhje e qetë e problemit bërthamor në gadishullin korean”, deklaroi Ushakov.

Mediat paraprakisht lajmëruan se Vlladivostok përgatitet t’i presë Kimin dhe Putinin.

Në atë qytet rus janë vërejtur pjesëtarë të sigurimit të Koresë Veriore dhe protokolli,  të cilët i bëjnë përgatitjet e fundit.

Spekulohet se Kim me siguri  do të arrijë në Vlladivostok me tren,  ndërsa për udhëtimin  nëpër hekurudhën e gjatë 1.200 kilometra, do t’i nevojiten 20 orë.

Flamujt e të dy vendeve janë vendosur  në rrugët kryesore  ku duhet të kalojnë delegacionet, si dhe në Universitetin  e largët lindor federal rus ku është e mundur të takimi.

Mediat kanë vërejtur “majhab” të zi automobil ekskluziv  i Kimit dhe “mercedes benz klasa-3”.

Në Vlladivostok kanë arritur motra e Kimit, Kim Jo Xhong dhe persona tjerë zyrtar.

Në Pekin në Forumin e dytë “Rrip dhe rrugë” i cili mbahet  nga data 25 deri më 26 prill, do të marrin pjesë më shumë se 40 shefa  të shteteve dhe qeverive, mes të cilëve edhe Putin. sa/

Таг
Back to top button
Close