BotëBotë.Portal

Presidenti kinez së shpejti vizitë të parë në Japoni

Presidenti kinez Si Xhinping,  për herë të parë nga ardhja në pushtet në vitin 2013, duhet në qershor ta vizitojë Japoninë, ku në Osaka do të marrë pjesë në Samitin e ekonomive më të mëdha në botë G-20.

Tokio, 16 prill 2019 (MIA) – Presidenti kinez Si Xhinping,  për herë të parë nga ardhja në pushtet në vitin 2013, duhet në qershor ta vizitojë Japoninë, ku në Osaka do të marrë pjesë në Samitin e ekonomive më të mëdha në botë G-20.

Ministri japonez i Punëve të Jashtme Taro Kono e paralajmëroi vizitën e Siut gjatë qëndrimit të tij në Pekin, ku është takuar me ministrin kinez Li Kecijang dhe kolegun e tij kinez Vang Jiem.

Ky do të jetë takimi i parë i Siut me kryeministrin japonez Shinzo Abe pasi ata të dy janë takuar në margjinat e Samitit të fundit të G-20 në tetor të vitit të kaluar në Argjentinë.

Samiti i G-20 duhet të mbahet nga fundi i qershorit në Osaka.

Kina dhe Japonia në muajt e fundit punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve, duke u dakorduar bashkëpunim ekonomik, duke i përfshirë tregjet e treta siç është Tajlanda.

Таг
Back to top button
Close