0_Web_AktualeLajme nga komunatShkupVideo deklaratë

Petre Shilegov është emëruar kryetar i NALAS-it

- Qyteti i Shkupit sot dhe nesër është nikoqir i Asamblesë së 14-të të Përgjithshme të  NALAS (Rrjeti i Asociacioneve të  Autoriteteve Lokale nga Evropa Juglindore). Më shumë se 70 kryetarë të komunave, ekspertë dhe përfaqësues të shoqatave të autoriteteve lokale nga 12 shtete do të diskutojnë në më shumë tema të vetëqeverisjes lokale nën moton "Qytetet si shtytës të rritjes ekonomike - Vizioni 2030".

Shkup, 11 prill 2019 (MIA) – Qyteti i Shkupit sot dhe nesër është nikoqir i Asamblesë së 14-të të Përgjithshme të  NALAS (Rrjeti i Asociacioneve të  Autoriteteve Lokale nga Evropa Juglindore). Më shumë se 70 kryetarë të komunave, ekspertë dhe përfaqësues të shoqatave të autoriteteve lokale nga 12 shtete do të diskutojnë në më shumë tema të vetëqeverisjes lokale nën moton “Qytetet si shtytës të rritjes ekonomike – Vizioni 2030”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili e hapi Asamblenë e Përgjithshme, kumtoi se sot do të përqendrohen në aktivitetet të cilat NALAS i ka pasur në vitin 2018 si dhe për planet për vitin 2019. Paralajmëroi se do të diskutojnë për rolin e qyteteve dhe autoriteteve lokale në sferën e rritjes ekonomike, si të ruhet ky rol me qëllim që të përmirësohet cilësia e qytetarëve të Evropës Juglindore.

“Sipas parimit të presidencës rrotulluese,  si kryetar i BNJVL-së e marr në duar udhëheqjen me NALAS. Pres që këtë vit, duke pasur parasysh se edhe zyra ekzekutive e NALAS gjendet në Shkup, se do të mund që shumë nga proceset të cilat janë të rëndësishme për asociacionet kombëtare anëtare të NALAS t’i lëvizim përpara, si proceset e decentralizimit dhe decentralizimin fiskal”, deklaroi Shilegovi pas hapjes së Asamblesë së Përgjithshme.

Ai pret se do të bëhet bashkim i bashkësive të vetëqeverisjes lokale në Shqipëri, ku ekzistojnë dy asociacione.

“Pres që pas zgjedhjeve të majit në Republikën e Greqisë do të sigurojmë anëtarësim në Asociacionin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Greqisë. Para nesh është një periudhë dinamike. Puna në NALAS, puna në BNJVL është për  kapjen e standardeve të cilat do ta lehtësojnë punën e kryetarëve të komunave në shtet”, deklaroi Shilegovi.

Ambasadorja zvicerane në shtetin tonë Sibil Suter Tehada përkujtoi se Zvicra e mbështet NALAS që nga themelimi i saj.

“NALAS u bë mbështetës relevant i decentralizimit në Evropën Juglindore. NALAS luan rol të rëndësishëm në përfaqësimin e autoriteteve lokale që të marrin pozitë adekuate në procesin e anëtarësimit drejtë BE-së, ndërsa në të njëjtën kohë iu jep fuqi shoqatave të autoriteteve  lokale si promovues dhe mbështetës të demokracisë lokale”, tha Tehada.

NALAS përbëhet nga 14 shoqata të cilat përfaqësojnë rreth 9.000 vetëqeverisje lokale, drejtpërdrejtë të zgjedhura prej mbi 80 milionë qytetarëve në Evropën Juglindore.  Organizata e  promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin për pajtim dhe stabilizim në rajon dhe në këtë kontekst kontribuon për procesin për integrim evropian të të gjithë rajonit.  NALAS ka presidencë rrotulluese. Kryetari Shilegov prej sot do të udhëheqë me këtë organizatë për bashkëpunim rajonal gjatë vitit të ardhshëm.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pastrimin e deponive të egra, Shilegovi tha se komunat kanë për detyrë që t’i pastrojnë deponitë e egra, e jo Qytetin.

“Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar ka pastruar mbi 320 deponi të egra, edhe pse kjo nuk ishte detyra jonë”, tha Shilegovi. Paralajmëroi se planifikohet që këtë muaj të fillohet me pastrimin e deponisë së vjetër e cila është që nga tërmeti i vitit 1963, përgjatë kejit të Vardarit. Nëse ka nevojë do të ftohen edhe kompanitë ndërtimore nga Shkupi dhe nga shteti që të ndihmojnë me mekanizim. fc/ 

Back to top button
Close