0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalPolitikë

Përfaqësues qeveritarë u takuan me ish-të punësuarit në “Eurokompozit” dhe SIER

Në një periudhë shumë të shkurtër kohore pritet të inkuadrohet ndaj pagesës së një pjese nga pagesa e ndërprerë e personave të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në "Eurokompozit".

Shkup, 17 prill 2019 (MIA) – Në një periudhë shumë të shkurtër kohore pritet të inkuadrohet ndaj pagesës së një pjese nga pagesa e ndërprerë e personave të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në “Eurokompozit”.

Kjo është konstatuar në takimin e sotëm midis përfaqësuesve nga kabinetet e kryeministrit dhe të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, kryetarit të Këshillit drejtues të “Eurokompozit” nga Prilepi, Toni Petreski me përfaqësuesit e Sindikatës së industrisë, energjetikës dhe minierës dhe të punësuarve të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës, të cilët protestuan sot në Shkup.

Në takim është biseduar për pagesën e obligimeve të mbetura të papaguara në bazë të pagave, kontributeve nga pagat, pagesat e ndërmjetësimit dhe pagesa e punonjësve.

Pres-shërbimi qeveritar kumtoi se përfaqësuesit e SIER dhe të të punësuarve të cilëve u ka ndaluar marrëdhënia e punës në kompani janë informuar për të gjitha hapat të cilat ndërmerren për tejkalimin e problemeve aktuale në kombinat, dhe para së gjithash, për zgjidhjet e mundshme lidhur me obligimet nga marrëdhënia e punës të punëtorëve.

Lidhur me funksionimin e ardhshëm dhe fatin e Kombinatit, përfaqësuesit e SIER dhe të punësuarve të cilëve u është ndaluar marrëdhënia e punës, janë informuar se kërkohet zgjidhje me partnerë seriozë të huaj të cilët janë të interesuar për investim në “Eurokomozit 11 tetori”. fb/

Back to top button
Close