0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Për Pendarovskin votimi masiv do të thotë mbështetje e konceptit për NATO dhe BE, Siljanovska e vazhdon garën pas votave të papërcaktuarve

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski mbrëmë nga Prilepi porositi se votimi masiv në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të thotë mbështetje të konceptit për NATO dhe BE dhe përfundimisht pas 10 viteve të bëhemi me president të vërtetët të shtetit. Kundërkandidatja e tij Gordana Siljanovska Davkova, tha se e vazhdon garën në kërkim të votave të të papërcaktuarve.

Prilep, 25 prill 2019 (MIA) – Kandidati presidencial Stevo Pendarovski mbrëmë nga Prilepi porositi se votimi masiv në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të thotë mbështetje të konceptit për NATO dhe BE dhe përfundimisht pas 10 viteve të bëhemi me president të vërtetët të shtetit. Kundërkandidatja e tij Gordana Siljanovska Davkova, tha se e vazhdon garën në kërkim të votave të të papërcaktuarve.

“Më 5 maj me rëndësi është të dalim masivisht në zgjedhje sepse më i rëndësishëm është ky koncept të cilin e mbështesim unë, kryeministri dhe nga struktura në pushtet sepse shteti çohet në NATO dhe në BE. Edhe pse 30 vite të gjitha gjeneratat e etnikumeve që jetojnë në vend dëshiruan ta shohin vendin në NATO dhe BE, kjo gjeneratë mund ta realizojë atë ëndërr. Vetëm ky koncept, nëse e merr mbështetjen tuaj më 5 maj, e çon Maqedoninë në shoqërinë e vendeve të zhvilluara”, tha Pendarovski.

Votimi masiv më 5 maj për numrin 3, shtoi do të thotë se asnjëherë më në këtë vend nuk do të kthehet regjimi i Gruevskit dhe familjes.

“Besoj edhe njerëz të cilët kanë votuar për VMRO-DPMNE-në nuk dëshirojnë që të kthehen ato kohëra. Gruevski do të kthehet vetë që ta vuajë dënimin me burg. Me votim masiv më 5 maj, ne përfundimisht, pas 10 viteve, do të kemi president të shtetit. Në tetë vitet e fundit nuk patëm president i cili do ta respektojë shtetin juridik dhe do të punojë për qytetarët e vet. Prandaj, me votim masiv më 5 maj, të gjithë do të fitojnë president nga i cili nuk do të turpërohen”, tha Pendarovski para prilepasve.

Siljanovska-Davkova, e cila e anuloi tribunën e mbrëmshme në Aerodrom të Shkupit porositi se pas marrjes së rezultateve nga rrethi i parë vërehet nervozë e pritur dhe e fuqishme tek pushteti.

Duket më pak tragjikomike mua të më akuzoni për ndonjë i cili ka lidhje me tranzicionin, sepse tranzicioni  ende është për keqardhje, proces i pambaruar në Maqedoni. Unë kam qenë ministre nga viti 1992 e deri në 1994-tën, ajo është periudha kur ka filluar tranzicioni, veçanërisht  është tragjikomike kur akuzat vijnë nga ikonat e tranzicionit të cilët të gjithë rininë dhe jetën e kanë kaluar në suaza të tranzicionit. Për fat të keq,  gjithçka që ka qenë e mençur dhe e vlefshme në lidhjen socialdemokrate, ata e kanë anuluar. Këtë e theksoi kandidatja  për president e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova pas akuzave nga ana e LSDM-së se ajo është përfituese të tranzicionit.

Siljanovska shtoi se vëren nervozizëm të pritur dhe të fuqishëm te pushteti, sepse rezultati është shqetësues dhe paralajmërues dhe se në një vend tjetër pushteti menjëherë do të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është e pazakontë të shihni ministre të Mbrojtjes në spot, si dhe siç është e pazakontë të shihni kryeministër  dhe ministër të Punëve të Brendshme në fushatë. Unë tashmë këtë e përmenda por edhe njëherë e përmend. Dhe më e pazakontë është të shihni dramë me fshesa, veçanërisht që për fshesa dëgjuam shumë më herët, por askush nuk fshin asgjë, sepse dëgjuat se ka funksionarë të lartë në Qeveri që para zgjedhjeve që meritojnë të largohen, mendoj se kjo është tragjikomike, kuptohet unë e vazhdoj garën në kërkim të votave të të papërcaktuarve, të atyre nga Bojkotoj, të atyre që ndoshta  me të drejtë janë larguar nga VMRO-DPMNE-ja në periudhën e kaluar, por tani shoh se po kthehen, ndërsa sigurisht nuk kthehen për shkak të privilegjeve të mundshme, por që të ndihmojnë në procesin reformues”, tha Siljanovska-Davkova.

Për akuzat se fitorja e saj do të thoshte kthimin e regjimit, Siljanovska tha se asnjëherë nuk ka qenë anëtare e VMRO-së, as këshilltare e tyre,  se ka qenë e ndërruar gjatë  qeverisjes së tyre nga Komisioni i Venecias, dhe se madje ka qenë në anën e kundërt gjatë miratimit të Ligjit për arsim të lartë. mb/

Back to top button
Close