0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPartitë politikeZgjedhjet presidenciale 2019

Pendarovski nga Dellçeva: Ndasitë nuk guxojnë të vazhdojnë

- Kandidati për president Stevo Pendarovski pas fjalimit para qytetarëve të Berovës vazhdoi me tubimin në Dellçevë. Para qytetarëve Pendarovski foli për problemet e hapura me fqinjët të cilat ishin prezent  disa vite, por për një vit-dy ishin zgjidhur.

Dellçevë, 5 prill 2019 (MIA) – Kandidati për president Stevo Pendarovski pas fjalimit para qytetarëve të Berovës vazhdoi me tubimin në Dellçevë. Para qytetarëve Pendarovski foli për problemet e hapura me fqinjët të cilat ishin prezent  disa vite, por për një vit-dy ishin zgjidhur.

“Në Evropë thonë nëse nuk mund t’i zgjidhësh problemet me fqinjët nuk ke se çfarë kërkon në Bruksel. Të gjitha ato çështje të rënda u zgjidhën për dy vite. Për një vit nënshkruam marrëveshje me Bullgarinë, në vend se shumë më parë. Erdhi në radhë edhe marrëveshja më e rëndë. Atë që mendonin se askush nuk mund ta zgjidhë, Zaevi dhe Ciprasi e zgjidhën. Në vend se të grinden për histori, zgjidhën problemin e vjetër disa vite. Gjithashtu, dukej edhe situata e  rëndë ekonomike në shtet. Në arkë kur kjo qeveri e mori në duar pushtetin nuk kishte para për pensione dhe paga. Paraprakisht gjithçka ishte plaçkitur. Nga ky pozicion që të vish deri në stabilizim dhe plus t’i zgjidhësh problemet me fqinjët meriton  duartrokitje të mëdha”, theksoi Pendarovski.

Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut foli dhe për ndasitë mes qytetarëve, si dhe për anulimin e marrëveshjes, të cilin, siç thotë, e paralajmëron opozita.

“Aq shumë u ndamë në të kaluarën sa që kjo nuk guxon të vazhdojë. Para jush të respektuar qytetarë është dilema e qartë, a do të shkojmë përpara ose siç thotë opozita do të anulohet marrëveshja me çka në mënyrë automatike kthehemi prapa. Për këtë mendoj se para jush është dilema e qartë. Ose do të prosperojmë ose do të kthehemi prapa. Kjo është alternativa, ndërsa qytetarët thonë të shkojmë përpara”, tha Pendarovski para qytetarëve të Dellçevës.

Më mbështesin 31 parti politike, por nuk mund të kenë privilegje pas majit të gjithë që kanë votuar për mua, por duhet të respektohet ligji dhe për mua njeriu duhet të jetë njeri, shtoi kandidati për president Stevo Pendarovski në fund të tubimit në Dellçevë. vs/fc/

 

 

Back to top button
Close