BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pas raportit të Maler, bie rejtingu i Donlad Tramp

Rejtingu i presidentit amerikan Donald Tramp këtë vit ra në nivelin më të ulët pasi që të enjte u publikua versioni i rishikuar i raportit të prokurorit të posaçëm Robert Maler mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016.

Uashington, 20 prill 2019 (MIA) – Rejtingu i presidentit amerikan Donald Tramp këtë vit ra në nivelin më të ulët pasi që të enjte u publikua versioni i rishikuar i raportit të prokurorit të posaçëm Robert Maler mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016.

Sipas një sondazhi të Institutit Ipsos dhe agjencisë Reuters, që u zhvillua pak pas publikimit të raportit, rejtingu i Tramp-it  është ulur – respektivisht nga e enjtja  deri të premten në mëngjes, ai humbi tre për qind të besimit të votuesve dhe tani ai është 37 për qind.

Rejtingu i presidentit amerikan ishte 43 për qind pasi kryeprokurori Uilliam Bar publikoi muajin e kaluar një përmbledhje të raportit të Maler.

Sipas një sondazhi të ri, 50 për qind e të anketuarve besojnë se Trampi ose dikush  prej shtabit zgjedhor ka bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se 58 për qind e të anketuarve pajtohen se ai është përpjekur të parandalojë një hetim mbi ndikimin rus të administratës së tij, 40 për qind besojnë se Trampi duhet të largohet nga detyra, ndërsa 42 për qind e kundërshtojnë këtë.

Таг
Back to top button
Close