0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

Parlamenti belg e miratoi protokollin inkuadrues për NATO-n

Parlamenti federal belg sot e miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 25 prill 2019 (MIA) – Parlamenti federal belg sot e miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Informacionin e kumtoi ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders në Tuiter.

“Më vjen mirë të tregoj se parlamenti belg sot e miratoi ligjin me të cilin pranohet protokolli inkuadrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Belgjika është në hap ta finalizojë procesin e ratifikimit”, shkruajti Rejnders.

Propozim-ligji për inkuadrimin  e Maqedonisë së Veriut në Aleancë ishte miratuar nga ana e qeverisë belge para  më pak se dy javë.

Procedura belge parashikon së pari ligji të marrë dritë të gjelbërt nga Këshilli shtetëror, mendimi i të cilit edhe pse nuk është obligues është shumë i rëndësishëm,  pastaj ligjin ta miratojë Parlamenti para se të ratifikohet. Parlamentet tjera rajonale nuk janë involvuar në proces, vetëm ai federal, që do të thotë e përshpejton procedurën. tm/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close