EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Paris: Nuk ka shtyrje të Bregzitit pa “plan të qartë” të Londrës

Franca sot i bëri thirrje Qeverisë në Londër të parashtrojë "plan të besueshëm alternativ" për Bregzitin para Samitit të BE-së më 10 prill, duke vlerësuar se për momentin është "shumë herët" të flitet për shtyrjen e largimit britanik nga Unioni, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 5 prill 2019 (MIA) – Franca sot i bëri thirrje Qeverisë në Londër të parashtrojë “plan të besueshëm alternativ” për Bregzitin para Samitit të BE-së më 10 prill, duke vlerësuar se për momentin është “shumë herët” të flitet për shtyrjen e largimit britanik nga Unioni, njofton korrespondenti i MIA-s.

Pallati i Eliseut kumtoi se është shumë herët të flitet për prolongimin e Bregzitit, në kusgte kur 27 anëtare të BE-së qartë kërkuan që Londra të ekspozojë një plan të besueshëm alternativ me të cilin e arsyeton këtë kërkesë.

“Kjo deri sot nuk ka ndodhur”, mendon Kabineti i presidentit francez Emanuel Makron.

Sipas Pallatit të Eliseut, shtyrja është mjet, e jo zgjidhje vetëm për veten.

Makron të martën deklaroi se “prioritet i tij është funksionimi i drejtë” i BE-së, i cili “nuk mund përjetësisht të jetë peng i zgjidhjes së krizës politike në Britani të Madhe”.

Reagimi i Parisit vijoi pasi kryeministrja britanike sot në letër të drejtuar deri tek kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk sërish kërkoi shtyrje të Bregzitit deri më 30 qershor, me qëllim që t’u mundësohet deputetëve në Dhomën e Ulët të Parlamentit në Londër të marrin kohë shtesë për miratimin e Marrëveshjes për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. fb/

Таг
Back to top button
Close