Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Panairi i librit prej 8 deri më 14 maj

Në VIP arenën "Boris Trajkovski" prej  8 deri më 14 maj do të mbahet Panairi i 31-të i Librit, i cili sivjet vend i fokusit është Hungaria, ndërsa do të marrin pjesë edhe shtëpi botimi nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Përveç  ofertës së botimeve me lirime të panairit, janë planifikuar edhe takime me autorë. 

Shkup, 12 prill  2019 (MIA) – Në VIP arenën “Boris Trajkovski” prej  8 deri më 14 maj do të mbahet Panairi i 31-të i Librit, i cili sivjet vend i fokusit është Hungaria, ndërsa do të marrin pjesë edhe shtëpi botimi nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Përveç  ofertës së botimeve me lirime të panairit, janë planifikuar edhe takime me autorë.

“Përgatitjet janë në fazën përfundimtare. Si edhe çdo vit Ministria e Kulturës si patronat i manifestimit  të panairit, pret  që të mundësojë përkrahjen e botuesve, duke mundësuar kushte më të përshtatshme për promovime të literaturës dhe veprimtarisë së botimit  në Panairin e librit  2019. Manifestimi i panairit, i cili para së gjithash, e lartëson leximin, do të mbahet nga 8 deri më 14 maj. Duke pasur parasysh interesin kombëtar dhe domethënien e Panairit të librit, presim pjesëmarrje aktive të Ministrisë së Kulturës”, deklaroi Sanja Kondarko, projekt-menaxher në Panairin e librit.

Organizatorët presin përkushtim të madh si   edhe në vitin e kaluar kur ky manifestim, i cili vjet për herë të parë u mbajt në VIP Arenën “Boris Trajkovski” pati rekord të vizitorëve prej rreth 45.000.

Back to top button
Close