Korrespondentë MKDZgjedhjet presidenciale 2019

Pa vërejtje po zhvillohet procesin zgjedhor në komunat e Pellagonisë

Procesi zgjedhor në komunat e Pellagonisë po zhvillohet pa vërejtje dhe qetë, informojnë nga komisionit komunale zgjedhore të Manastirit, Demir Hisarit, Novacit dhe Mogilës.

Manastir, 21 prill 2019 (MIA) – Procesi zgjedhor në komunat e Pellagonisë po zhvillohet pa vërejtje dhe qetë, informojnë nga komisionit komunale zgjedhore të Manastirit, Demir Hisarit, Novacit dhe Mogilës.

Në rajonin e Komunës së Manastirit deri në orën 13 kanë votuar 25,19 për qind prej 81,738 votueseve të evidentuar në Lisën Zgjedhore, ndërsa në Komunën e Demir Hisarit kanë votuar 28,5 për qind prej 6.955 qytetarëve me të drejtë vote.

Në Komunën e Novacit deri në orën 13 kanë votuar 33,12 për qind prej 2.959 votuesve, ndërsa në Komunën e Mogilës në procesin zgjedhor në zgjedhjet e sotme zgjedhore kanë votuar 18.57 për qind nga banorët e këtij vendi, konfirmuan nga KKZ-Mogilë. sn/

Back to top button
Close