BotëBotë.Portal

Opozita sudaneze dhe këshilli ushtarak së bashku do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet

Opozita në Sudan dhe Këshilli kalimtar ushtarak në pushtet mbrëmë kanë arritur marrëveshje që të formojnë komitet të përbashkët që t'i zgjidhin mosmarrëveshjet e ndërsjella.

Kartum, 25 prill 2019 (MIA) – Opozita në Sudan dhe Këshilli kalimtar ushtarak në pushtet mbrëmë kanë arritur marrëveshje që të formojnë komitet të përbashkët që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e ndërsjella.

Marrëveshja ndodh në momentin kur në vend është rritur tensioni rreth asaj se sa kohë do të nevojitet për kalim drejt pushtetit civil pas rrëzimit nga pushteti të ish presidentit Omar el Bashir, komentojnë agjencitë botërore.

“Ne jemi partnerë të cilët së bashku punojmë me qëllim që Sudani të jetë i sigurtë”, tha zëdhënësi i Këshillit kalimtar ushtarak Shams El Din Kabashi në fjalimin në televizionin shtetëror, pas mbledhjes me përfaqësuesit e opozitës.

Këshilli ushtarak dhe opozita gjatë ditëve të kaluara kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth kërkesave për demokratizim nën drejtori civile.

Demonstruesit në Sudan i kanë ndërprerë negociatat me këshillin ushtarak, pasi nuk u plotësua kërkesa e tyre që armata t’ua dorëzojë pushtetin civilëve.

Armata sudaneze e rrëzoi nga pushteti El Basharin, pas katër muajve demonstrata rrugore kundër sundimit të tij 30-vjeçar, të cilin e kanë shënuar konflikte, luftë civile dhe korrupsion. bsh/

Таг
Back to top button
Close