0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë BotëPolitikë

Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Francës për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Zgjerimi nuk do të jetë në agjendën e samitit joformal në Berlin dhe nuk do të bisedohet për negociatat me Maqedoninë, temë për të cilën nuk ka tani për tani ndryshim në qëndrimet e Francës, thonë për MIA-n burime të larta të Pallatit të Eliseut.

Bruksel, 26 prill 2019 (MIA) – Zgjerimi nuk do të jetë në agjendën e samitit joformal në Berlin dhe nuk do të bisedohet për negociatat me Maqedoninë, temë për të cilën nuk ka tani për tani ndryshim në qëndrimet e Francës, thonë për MIA-n burime të larta të Pallatit të Eliseut.

Edhe krahas disa sinjaleve të caktuara se Parisi mund të zbutet në çështjen për negociatat me Maqedoninë pas zgjedhjeve evropiane, prej burimeve qeveritare në Paris në brifing me gazetarët në vigjilje të samitit në Berlin, arritën tone më të matura.

“Negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk do të jenë në rend dite dhe për këtë nuk do të bisedohet në Berlin”, theksojnë prej qeverisë franceze në paralajmërimin e takimit në Berlin dhe shtojnë se kjo nuk është në rend dite tani për tani as në Këshillin e BE-së.

Në pyetjen e MIA-s nëse mund t’i konfirmojnë zërat se Parisi ka qenë i gatshëm të pajtohet me veçimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë për fillimin e negociatave me BE-në në qershor që të lehtësohet procesi për Maqedoninë, nga Pallati i Eliseut thonë se “nuk ka kurrfarë vendimi të këtij lloji në Francë kjo nuk është në rend dite dhe nuk na është shtruar një pyetje e tillë”.

Samiti në Berlin i cili do të mbahet të hënën pasdite, është nismë francezo-gjermane.

Përveç nikoqirëve, Angela Merkel dhe Emanuel Makron, të ftuar janë edhe kryeministrat e vendeve të rajonit, duke i përfshirë edhe kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë si edhe presidentin e Serbisë dhe të Kosovës dhe përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federika Mogerini.

Qëllimi i këtij takimi është të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe jo për zgjerimin, thonë nga qeveria franceze, siç përkujtojnë, bashkëpunimi rajonal gjithashtu është “kriter kryesor” në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.

Sipas informacioneve të fundit, në takim nuk do të marrë pjesë eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, me çka qartë thuhet se kjo politikë nuk do të jetë në rend dite në Berlin.

Për negociatat me Maqedoninë pritet të bisedohet në qershor, pas zgjedhjeve evropiane, në Këshillin e rregullt për punë të përgjithshme të BE-së, por nuk përjashtohet pika të anulohet për në shtator, konfirmojnë diplomatët në Bruksel.

Berlini dhe Parisi dëshiron të hënën t’u “ndihmojnë vendeve të rajonit t’i tejkalojnë kontestet e shumta” të cilat akoma e pengojnë rrugën evropiane dhe shprehin bindje se qëllimi nuk është nga bashkëpunimi rajonal të bëhet “substitut për proceset e tjera”, gjegjësisht për zgjerimin. tm/shk/

 

 

Back to top button
Close