EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Njëqind e njëzet kompani ajrore me ndalesë për fluturim në BE

Komisioni Evropian e publikoi listën më të re të zezë të kompanive ajrore të ndaluara, gjithsej 120 janë involvuar, ndërsa në mesin e tyre ndodhet edhe një kompani evropiane.

Bruksel, 18 prill 2019 (MIA) – Komisioni Evropian e publikoi listën më të re të zezë të kompanive ajrore të ndaluara, gjithsej 120 janë involvuar, ndërsa në mesin e tyre ndodhet edhe një kompani evropiane.

KE rregullisht e ripërtërin listën e kompanive ajrore të ndaluara në kuadër të politikave për sigurinë e pasagjerëve.

Nga 120 kompanitë e ndaluara, 114 janë të certifikuara në 16 shtete në të cilat Bashkimi Evropian vlerëson se kontrolli kombëtar për fluturim nuk i plotëson kriteret e nevojshme të sigurisë si për shembull Afganistani, Kongo, Nepali apo Sudani. Në këtë listë hyn edhe një shtet evropian. Bëhet fjalë për Moldavinë ku BE vlerëson se “ka mungesë të mbikëqyrjes të sigurisë nga pushteti ajror civil”.

Gjashtë kompanitë e tjera janë entitete individuale të cilat nuk i plotësojnë standardet e sigurisë: “Avior Erlajns” nga Venezuela, ajo iraniane “Iran Aseman”, “Iraki Ervejs”, “Bul Ving” nga Surinami, “Med Vju Erlajns” nga Nigeri dhe “Er Zimbabue”.

Katër kompani plotësuese ballafaqohen me restriksione të fluturimit por jo edhe ndalesë të plotë, ndërsa ato janë “Afrijet” nga Gaboni, “Er Korio” nga Koreja e Veriut, “Iran Er” dhe Er Servis Komores”.

“Ruajtja e shkallës më të lartë të sigurisë në qiellin evropian është prioritet i yni, lista e sigurisë ajrore të BE-së mbetet një prej veglave më efikase që të arrihet kjo”, porositi Violeta Bulc, komisare e Transportit të BE-së. shk/

 

Back to top button
Close