EvropëEvropë.Portal

Një grup deputetësh britanikë përpiqet ta detyrojë Mejin në anulim plotësues të Brekziti

Një grup deputetësh britanikë sot kumtuan se do të përpiqen të miratojnë ligj, i cili do ta detyronte kryeministren Thereza Mej që të kërkojë anulim të largimit britanik nga Bashkimi Evropian dhe me këtë do të parandalohej skenari potencial kaotik i braktisjes së Unionit pa marrëveshje më 12 prill.

Londër, 2 prill 2019 (MIA) – Një grup deputetësh britanikë sot kumtuan se do të përpiqen të miratojnë ligj, i cili do ta detyronte kryeministren Thereza Mej që të kërkojë anulim të largimit britanik nga Bashkimi Evropian dhe me këtë do të parandalohej skenari potencial kaotik i braktisjes së Unionit pa marrëveshje më 12 prill.

Parlamenti deri më tani nuk arriti që të mbledh shumicë për çdo alternativë të marrëveshjes së Mejit, të cilin e refuzoi tre herë.

Braktisja e BE-së pa marrëveshje më 12 prill është opsion i dhënë ligjor, e cila do të paraqitej nëse Britania nuk arrin të ofrojë opsion tjetër të krerëve të BE-së në samitin e jashtëzakonshëm kushtuar Brekzitit, që do të mbahet më 10 prill. mb/

Таг
Back to top button
Close