0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKD

Një banor i Shtipit i ka mbajtur peng një grua me dy fëmijët e saj të mitur

Njëzet e gjashtë vjeçari A.M nga Shtipi mori padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë se ka bërë vepër penale, informoi sot zëdhënësja e SPB - Shtip, Gordana Panajotova. Ai ka mbajtur peng një grua 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, njëkohësisht ka abuzuar seksualisht me të, si edhe e ka sulmuar një nëpunës policor.

Shtip, 23 prill 2019 (MIA) – Njëzet e gjashtë vjeçari A.M nga Shtipi mori padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë se ka bërë vepër penale, informoi sot zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova. Ai ka mbajtur peng një grua 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, njëkohësisht ka abuzuar seksualisht me të, si edhe e ka sulmuar një nëpunës policor.

“Në periudhën kohore prej 11 prillit deri më 22 prill i akuzuari në mënyrë të paligjshme e ka mbajtur peng të dëmtuarën E.M., së bashku me fëmijët e mitur të saj në një banesë në rrugën “Boris Krajger” dhe në një shtëpi në rrugën “Shirok doll” në Shtip, ku më shumë herë fizikisht e ka sulmuar, ndërsa ka abuzuar edhe seksualisht me të dëmtuarën. Më 22 prill rreth orës 13.30 në rrugën “Shirok doll” në Shtip, gjatë kryerjes së punës zyrtare dhe privimin nga liria të të dyshuarit, ai fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor nga Stacioni Policor Shtip”, thotë Panajotova.

Ajo shton se SPB – Shtip deri te Prokuroria Themelore Publike ka shtruar padi penale kundër A.M nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë se ka kryer katër vepra penale edhe atë “privim të paligjshëm nga liria”, “përdhunim”, “sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” dhe “rrezikimin e sigurisë”. aa/shk/

Back to top button
Close