0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Nikollovski: Pagesa e subvencioneve nuk ndërpritet e simulojmë prodhimtarinë e duhanit

 Deri të premten të gjithë prodhuesit e duhanit të Maqedonisë do t'i marrin subvencionet për rekoltën e duhanit të vitit të kaluar. Pagesa filloi dje, një ditë më herët nga viti i kaluar dhe prodhuesit e duhanit do të kenë mjete  për planifikim të rekoltës së re, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, gjatë vizitës së sotme në Prilep për takime me qytetarët,  prodhuesit e duhanit dhe në  kombinatin e duhanit të Prilepit.

Prilep, 17 prill 2019 ( MIA) – Deri të premten të gjithë prodhuesit e duhanit të Maqedonisë do t’i marrin subvencionet për rekoltën e duhanit të vitit të kaluar. Pagesa filloi dje, një ditë më herët nga viti i kaluar dhe prodhuesit e duhanit do të kenë mjete  për planifikim të rekoltës së re, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, gjatë vizitës së sotme në Prilep për takime me qytetarët,  prodhuesit e duhanit dhe në  kombinatin e duhanit të Prilepit.

“Duhani është i rëndësishëm për këtë rajon dhe për të gjithë shtetin sepse  është njëra nga degët me orientim eksportues strategjik në bujqësi e cila siguron fluks të madh devizor. Vitin e kaluar subvencionet ishin  paguar në datën 17, ndërsa këtë vit më 16 prill. Në kohë ishin përpunuar të dhënat dhe listat e ndërmarrjeve blerëse. Kompania blerëse “Dalija” e cila është vonuar me listat, dje i dorëzoi,  ato janë përpunuar bëhet fjalë për  480 prodhues të duhanit dhe deri të premten edhe ato do të paguhen. Kemi pasur blerje stabile. Janë blerë më shumë se 25.000 ton  me çmim mesatar prej  214,2 denarë për kilogram, ndërsa janë paguar mbi 5,4 miliard denarë. Nga këto  sasi të blera të duhanit mbi 21.000 ton janë të klasit të parë dhe të dytë që do të thotë mbi 90 për qind e prodhuesve të duhanit marrin subvencione të rritura për klasin e parë dhe të dytë prej 80, përkatësisht 70 denarë për kilogram. Ndryshe,  afër 8.000 ton janë klasi i parë, 13,3 mijë ton janë i dyti dhe mbi 3.000 ton janë klasi i tretë. Ajo do të thotë se disa milion denarë më shumë mjete që i ndan qeveria janë për këtë kulturë bujqësore strategjike”, tha Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, në kohë, vitin e kaluar,  është bërë metodologji për pagesë të subvencioneve gjatë hapjes së kapitullit për negociatat me BE-në.

Në Ministrinë e Bujqësisë analizohen listat e evidentuara  për këtë rekoltë,  të fundit sepse është sjellur Ligji për duhan.

“Paralelisht, Parlamenti  e solli Ligjin për duhan si shembull i sjelljes së partneritetit mes Qeverisë, blerësve dhe prodhuesve të duhanit. Nga viti 2020 tërësisht hiqen listat e evidentuara, thjeshtësohen procedurat administrative për prodhuesit e duhanit dhe direkt do të lidhin  marrëveshje me blerësit  dhe do të hapen pika blerëse gjatë  blerjes. Ende përpunohen  të dhënat për listat e evidentuara për këtë vit dhe deri tani janë rreth 32.000”, tha Nikollovski.

Ndryshe për komunat Prilep, Krivogashtan dhe Dollnen janë dhënë 8 513 lista të evidentuara dhe fakt është se  janë rritur sipërfaqet për 500 hektarë, sepse vitin e kaluar ishin më shumë lista të evidentuara, por më pak sipërfaqe  të mbjella me duhan. sa/

Back to top button
Close