BotëBotë.Portal

Në Sri Lankë numri i viktimave është rritur në 321, janë arrestuar 40 persona

Numri i viktimave në sulmet me bomba në Sri Lankë të dielën është rritur në 321, ndërsa më shumë se 520 janë lënduar, deklaroi ministri i Komunikimeve dhe Masmediave", Ruven Vijevarden.

Kolombo, 23 prill 2019 (MIA) – Numri i viktimave në sulmet me bomba në Sri Lankë të dielën është rritur në 321, ndërsa më shumë se 520 janë lënduar, deklaroi ministri i Komunikimeve dhe Masmediave”, Ruven Vijevarden.

Autoritetet në Sri Lankë deri tani arrestuan 40 persona.

Në Sri Lankë sot është Ditë zie kombëtare. Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa tërë kombi ditën e filluan me heshtje treminutëshe që t’u shprehet respekt viktimave.

Flamujt kombëtarë janë në gjysmë shtize, shitoret për alkool janë të mbyllura, ndërsa radiot dhe televizionet do të emetojnë vetëm muzikë serioze.

Ekipi forenzik i Qeverisë së Sri Lankës kumtoi se shtatë vetëvrasës me bomba kanë kryer sulme simultane ndaj tre kishave dhe tre hoteleve luksozë në dhe në afërsi të Kolombos gjatë festës së Pashkëve. bsh/

Таг
Back to top button
Close