0_MIA Investigon.PortalPolitikë

Ministri Ademi për vizitë në Itali dhe Vatikan

Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, prej nesër deri më 9  prill 2019, do të realizojë vizitë  pune në Republikën e Italisë dhe në Vatikan.

Shkup, 5 prill 2019 (MIA) – Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, prej nesër deri më 9  prill 2019, do të realizojë vizitë  pune në Republikën e Italisë dhe në Vatikan.

Ademi, siç kumtoi Kabineti i tij, prej nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të tërmetit katastrofal në qytetin Akile në Itali, ku humbën jetën 309 persona, në mesin e të cilëve edhe pesë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Akile, ministri Ademi do të realizojë takim me kryetarin e rajonit të Arbuco dhe kryetarin e komunës Poxhio Picence.

Në Akile, ministri do të realizojë takime me përfaqësues të diasporës tonë, e cila jeton në atë rajon, ndërkaq, më 7 prill janë të parapara takime më diasporën tonë nga Roma dhe rrethina.

Sipas agjendës, më 8 prill ministri Ademi do të realizoj takim punë në Vatikan, ku do të realizojë takim me sekretarin për marrëdhënie me shtetet në Vatikan, mons. Paull RiÇard Gallagher.

Vizitën e punës në Itali, ministri Ademi do ta përfundojë  më 9 prill, me një sërë takimesh bilaterale në Parlamentin e Italisë dhe në Ministrinë për Punë të Jashtme në Itali.

Në parlamentin e Italisë do të realizohet takim me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Marta Grande, ndërsa në MPJ-në e Italisë takim me zvëvendësministren Emanuela del Re, nënsekretarin shtetëror Rikardi Antonio Merlo dhe drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për qytetarët italian jashtë shtetit dhe politikave për migrim, Luixhi Maria Vignali.

Fokusi i takimeve me bashkëbiseduesit do të jetë në mundësinë e avancimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përgjithshëm. Avancimin e pozitës së diasporës tonë dhe përfshirjen e tyre në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore në Itali, si dhe për qëllimet aktuale politike dhe prioritetet e qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks në integrimin e vendit tonë në BE dhe NATO. sn/

Back to top button
Close