MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Krushevë – Maqedonia në vitin 2018 ka realizuar  rritje më të madhe në Evropë, në numrin e bujtjeve të turistëve, ndërsa Krusheva së bashku me Shkupin, Ohrin dhe Manastirin janë udhëheqësit e kësaj rritje, shkruan ueb-portali https://www.travel-advisor.eu.

18:00/ 23 prill/ 2019

Krushevë – Maqedonia në vitin 2018 ka realizuar  rritje më të madhe në Evropë, në numrin e bujtjeve të turistëve, ndërsa Krusheva së bashku me Shkupin, Ohrin dhe Manastirin janë udhëheqësit e kësaj rritje, shkruan ueb-portali https://www.travel-advisor.eu.

Athinë – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos dhe nënkryetari i Demokracisë së Re, Kostis Haxidakis në radio duel për “Real FM”, mes të tjerash diskutuan për rrethin e parë dhe rrethin e ardhshëm, të dytë, të zgjedhjeve presidenciale tek ne, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shkup – Nuk duhet të jeni ekspert për zgjedhje që të përfundoni se në historinë e zgjedhjeve evropiane nga çfarëdo qoftë lloji nuk ka ndodhur një kolaps i këtillë të legjitimitetit. Të humbisni për 18 muaj 40 për qind të votuesve, diçka rreth 200.000 vota. ky është një paralajmërim i fuqishëm, jo vetëm për dështim të zgjedhjeve presidenciale, por edhe për dështim të pritur të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, theksoi sot kandidatja për president të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Shkup – Në Klinikën për sëmundje infektive një vajzë 16 vjeçare e cila ka fruth dhe bronkopneumoni  është në rrezik për jetë dhe e mbajnë në ventilim mekanik, ndërsa dy fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e sëmundjes, informuan nga ai institucion shëndetësor publik.

Bruksel – Raporti mujor i Fejsbukut për luftë kundër lajmeve të rreme në prag të zgjedhjeve në BE zbulon se 212 profile janë hequr në mars për shkak të “sjelljes së koordinuar jo autentike”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Tetovë – Profesorët dhe studentët e programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, sot përmes një manifestimi e shënuan 23 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze.

Prilep – Kërkojmë përgjigje të qartë dhe zgjidhje përfundimtare të problemeve me pagesën e  pagave dhe kontributeve të papaguara, reaguan punëtorët e shpallur për tepricë teknologjike  nga fabrika  e Prilepit “Eurokompozit”, në protestën e sotme në qendër të Prilepit.

Shtip – Njëzet e gjashtë vjeçari A.M nga Shtipi mori padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë se ka bërë vepër penale, informoi sot zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova. Ai ka mbajtur peng një grua 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, njëkohësisht ka abuzuar seksualisht me të, si edhe e ka sulmuar një nëpunës policor.

Tiranë – Lideri i fuqisë më të madhe opozitare shqiptare, Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, pas nënshkrimit të marrëveshjes për zyrtarizimin e opozitës së bashkuar, paralajmëroi zgjerimin e koalicionit edhe me parti të tjera, duke theksuar se “ajo për çka nuk ka negociata është largimi i Edi Ramës nga Qeveria”.

Tiranë – Prej sot, në regjistrin gjyqësor të Shqipërisë është regjistruar edhe një parti politike. Bëhet fjalë për partinë Bindja demokratike (BD), të cilën e formuan ish-nënkryetari i Partisë demokratike (PD), Astrit Patozi dhe Rudina Hajdari, koordinatore e grupit të sapoformuar parlamentar nga deputetët e Partisë demokratike, të cilët i plotësuan vendet e deputetëve të cilët hoqën dorë nga mandatet. Cili prej tyre do të jetë lider i partisë së re, ende nuk dihet.

Tiranë – Policia shqiptare në qytetin e Elbasanit e arrestoi Bledar Ibrahimin (28), banor i këtij qyteti, i cili ishte pjesë e organizatave terroriste dhe konsiderohet si person me rrezik të lartë për sigurinë shoqërore. Në aksionin për arrestimin e tij, përveç pjesëtarëve të Komisariatit të policisë së Elbasanit, morën pjesë edhe pjesëtarë të drejtorisë për antiterrorizëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe zyres së Interpolit-Tiranë.

Vladivostok – Edhe pse akoma nuk dihet saktë vendi dhe koha për takimin e presidentit rus, Vlladimir Putin dhe lideri koreanoverior Kim Xhong-un, Vladivostoku është duke u përgatitur që t’i presë dy liderët. Mediat njoftojnë se në këtë qytet rus në Lindjen e Largët janë vërejtur pjesëtarë të sigurimit koreanoverior dhe protokollit të cilët i bëjnë përgatitjet e fundit.

Bruksel – Komisioni Evropian sot edhe njëherë  e hodhi poshtë  hapjen e sërishme të marrëveshjes për tërheqje të Britanisë së Madhe nga BE-ja, e cila ishte arritur vitin e kaluar. Mediat britanike publikuan se kryeministrja Tereza Mej i ka lutur këshilltarët t’i shqyrtojnë  aranzhmanet alternative për kufirin irlandez.

Moskë – Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin do të takohet me liderin e Koresë veriore Kim Xhong-un në Vlladivostok më 25 prill, ndërsa një ditë më vonë me presidentin kinez Si Xhinping në Pekin, kumtoi sot këshilltari i Kremlinit Jurij Ushakov.

Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp iu kanos Evropës me taksa të reja për shkak të trajtimit të “padrejtë” ndaj prodhuesit të motoçikletave Harli-Dejvidson. Ai reagoi ndaj të dhënave të reja të kompanisë për zvogëlimin e të ardhurave në kuartalin e parë të vitit 2019.

Dubai – Arabia Saudite sot vrau 37 shtetas të vet për shkak të ndërlidhjes me terrorizëm, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. “Është kryer dënimi me vdekje mbi fajtorët të aprovuan ideologji ekstremiste, duke e formuar grupe terroriste që ta rrezikojnë sigurinë e vendit dhe të shkaktojnë konflikt” lajmëroi agjencia shtetërore e lajmeve.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close