MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Në mesnatë  përfundoi fushata  zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës dhe fillon heshtja zgjedhore. Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona  në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

12:00/20 prill 2019

Shkup – Në mesnatë  përfundoi fushata  zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës dhe fillon heshtja zgjedhore. Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona  në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Shkup – Prej pavarësisë së Republikës së Maqedonisë në kolltukun presidencial u ulën katër presidentë. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe ai aktual Gjorge Ivanov postin presidencial e kanë ushtruar në dy mandate, ndërsa nga një mandat kishin Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.

Shkup– Presidenti i Republikës së Maqedonisë shpreh unitetin shtetëror dhe përfaqëson vendin në skenën politike ndërkombëtare, ndërsa të drejtat dhe detyrat e tij i ushtron në bazë të dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Presidenti zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë. Mandati presidencial zgjat pesë vite, duke filluar nga dhënia solemne e betimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për President të Republikës i njëjti person mund të zgjidhet më së shumti dy herë.

Shkup – Për zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë që duhet të mbahen nesër, votuesi mundet vetëm njëherë të paraqitet në vendvotim për realizimin e të drejtës së votës. Votuesi merr një fletëvotimi për zgjedhje të presidentit, ndërsa në tre komunat edhe një fletëvotimi vetëm për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duke pasur parasysh se këshillat janë përbërë në zgjedhjet e rregullta lokale. Në komunat Ohër dhe në Dibër zgjedhjet për kryetar janë shpallur për shkak të vdekjes së papritur të Jovan Stojanvskit dhe Ruzhdi Latës, ndërsa në Novo Sellë do të zgjidhet kryetar i ri, për shkak se ish kryetari Boro Stojçev dha dorëheqje prejse ishte dënuar me burg për tentim me kontrabandimin me cigaret.

Shkup – Të dielën, 21 prill, duhet të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota. Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Dibër– Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë 34 persona të sëmurë. Sipas kryetares së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Elmira Bakalli, në Dibër do të votojnë 33 persona. “Dibranët me të drejtë vote për president të shtetit do të votojnë edhe për kryetarin e ri të komunës. Nesër do të votohet në 27 vendvotime, prej tyre 22 në qytet, dy në fshatin Mogorç dhe nga një në fshatrat Xhepisht, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën zgjedhore janë të regjistruar 18.625 persona me të drejtë vote”, deklaroi Bakalli.

Shkup – Zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, nesër gjatë gjithë ditës do të jetë e hapur, me qëllim që t’iu mundësojë qytetarëve që të raportojnë shkeljen e të drejtës së votës gjatë Zgjedhjeve presidenciale, kumtuan nga Komiteti i Helsinkit.

Shkup– Votimi i të burgosurve, të sëmurëve dhe diasporës po zhvillohet pa kurrfarë problemesh. Të gjitha vendvotimet janë hapur, ndërsa materiali zgjedhor është dorëzuar me kohë  kumtuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për MIA-n. “Përveç se në SHBA për shkak të dallimit në kohë, të gjitha vendvotimet në ambasadat e Maqedonisë së Veriut janë hapur me kohë dhe votimi po zhvillohet pa ndërprerje”, sqarojnë nga KSHZ-ja.

Shkup – Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski, u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje të sigurojnë proces korrekt dhe demokratik zgjedhor, me respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Në intervistën për MIA-n ai shprehet se Komisioni do të bëjë çmos që dita e zgjedhjeve të jetë e suksesshme, porse këtë duhet ta bëjnë edhe pjesëmarrësit tjerë. Shprehet se shifra e zgjedhësve të regjistruar në Listën e zgjedhësve është reale dhe se secili që ka nënshtetësi, ndërsa është mbi moshën 18 vjeçe duhet doemos të jetë në këtë listë. Sipas të dhënave të MPB-së, thekson, ka më shumë se 2,5 milionë shtetas.

Strugë – Gjithsej 42 të moshuar, të sëmurë dhe të brishtë dhe 20 të burgosur sot do të ushtrojnë të drejtën e votës në komunën e Strugës në zgjedhjet e gjashta presidenciale që do të mbahen nesër. Në komunën e Strugës, 60.459 persona kanë të drejtë të votojnë në 101 vendvotime. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Bledar Ziba i konfirmoi MPB-së se të gjitha qendrat e votimit ishin gati për votim dhe se është duke u zhvilluar shpërndarja e materialit të votimit.

Tiranë – Ambasada amerikane në Tiranë e përshëndeti opozitën e re në Parlamentin shqiptar dhe e inkurajon që të paraqitet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. Koordinatorja e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në Tuiter shkroi se “bojkot në zgjedhje, para cilësdo qeveri dhe sado që është e korruptuar, është vetëvrasje politike”.

Back to top button
Close