MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Pjesa më e madhe e kohës të cilën transportuesit e kalojnë në pritje në vendkalimet kufitare bie në procedurat për kontroll fitosanitar dhe veterinar, që i mban në kufijtë rreth tri orë, por edhe më gjatë se një ditë, tregojnë rezultatet nga monitorimi i automjeteve transportuese në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc, të cilin e kanë zbatuar pardje ekipet e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Prej atje apelojnë sa më shpejtë realizohet paralajmërimi për vendkalime kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë që të ulet koha e pritjes së shpenzimeve transportuese të cilat ndikojnë në konkurrencën e produkteve.  Kërkojnë që të intensifikohet nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta bilaterale dhe presin kontrolle të përbashkëta më së voni deri më 1 tetot të këtij viti.

18:00/ 17 prill/ 2019

Shkup – Pjesa më e madhe e kohës të cilën transportuesit e kalojnë në pritje në vendkalimet kufitare bie në procedurat për kontroll fitosanitar dhe veterinar, që i mban në kufijtë rreth tri orë, por edhe më gjatë se një ditë, tregojnë rezultatet nga monitorimi i automjeteve transportuese në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc, të cilin e kanë zbatuar pardje ekipet e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Prej atje apelojnë sa më shpejtë realizohet paralajmërimi për vendkalime kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë që të ulet koha e pritjes së shpenzimeve transportuese të cilat ndikojnë në konkurrencën e produkteve.  Kërkojnë që të intensifikohet nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta bilaterale dhe presin kontrolle të përbashkëta më së voni deri më 1 tetot të këtij viti.

Shkup – Asnjë fëmijë nuk do të pranohet në kopsht për fëmijë dhe në shkolla i pavaksinuar. Kemi gjetur edhe vendime të Gjykatës kushtetuese, e cila paraprakisht ka vendosur sipas parashtresave të dorëzuara nga prindër në vitin 2014 dhe viti 2015. Të qarta janë vendimet e Gjykatës kushtetuese se askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin publik, as nuk ka të drejtë me vullnetin e tij ta rrezikojë të drejtën e fëmijës që të jetë e shëndoshë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe shtoi se ka mjaftë MRP vaksina.

Shkup – Sipas vlerësimeve të drejtuesve të firmave, indikatori i besimit në industrinë e përpunimit në mars në krahasim me shkurtin e këtij viti është rritur për 0,2 për qind dhe arrin 20,7, ndërsa në raport me marsin e vitit të kaluar është rritur për 1,6 për qind.

Shkup – Në kuadër të projektit për përmirësimin e rregullativës për klimën e investimeve  për ndërmarrjet vendore ministri përgjegjës për Rregullativë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrje vendore Zoran Shapuriq sot ishte për vizitë në kompaninë “Ekolog” në Tetovë.

Dibër – Në Komunën e Dibrës më 20 prill  në shtëpitë e tyre do të votojnë 33 persona të sëmurë dhe të pamundur. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal, Elmira Bakalli, theksoi se deri tek ata janë dorëzuar 37 kërkesa, por kriteret për realizimin e të drejtës nuk i kanë plotësuar tre prej tyre, ndërsa një person ndërkohë ka ndërruar jetë.

Shkup – Procesi i transformimit dhe modernizimit të armatës në harmonizim me kontrollin e ri strategjik operativ, pjesëmarrjen e Armatës në operacione për mbështetje të paqes, si dhe të shumë stërvitjeve multinacionale dhe biletarele si dhe angazhimi i armatës në mbështetjen e MPB-së gjatë përballjes me krizën e migrantëve, ishin pjesë e temave për të cilat sot biseduan shefja e SHM-së së Sllovenisë, gjeneral-majori Alenka Ermenc dhe shefi i SHM-së së ARM-së me nënkolonelin e përgjithshëm Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Shkup – Në tetë rajonet e planifikimit në shtet do të realizohen 43 projekte në vlerë të përgjithshme prej 290 milionë denarësh ose 4,7 milionë euro. Prej tyre, 38 janë projektet infrastrukturore, ndërsa pesë janë projekte për përgatitje të dokumentacionit teknik. Vendimi, siç deklaroi sot ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, është sjellë në seancën e djeshme qeveritare.

Shkup – Deri në fund të qershorit pritet që komunat t’i mbarojnë bisedat me kreditorët, ndërsa deri në fund të vitit t’i kthejnë borxhet. Komunat kanë për obligim të shpallin edhe raport të hollësishëm  për renditjen e pagesës së borxheve. Ministri i Vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu sot përsëri kërkoi nga kryetarët të jenë përgjegjës dhe transparentë në harxhimin e parave publike.

Shkup – Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të inicojë procedura kundërvajtëse për kryetarët e komunave të Gazi Babës dhe të Komunës së Shtipit për shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Prilep – Deri të premten të gjithë prodhuesit e duhanit të Maqedonisë do t’i marrin subvencionet për rekoltën e duhanit të vitit të kaluar. Pagesa filloi dje, një ditë më herët nga viti i kaluar dhe prodhuesit e duhanit do të kenë mjete  për planifikim të rekoltës së re, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, gjatë vizitës së sotme në Prilep për takime me qytetarët,  prodhuesit e duhanit dhe në  kombinatin e duhanit të Prilepit.

Paris – Kryeministri francez Eduar Filip sot bëri të ditur se do të shpallet konkurs ndërkombëtar për arkitektë për ndërtimin e sërishëm të kullës qendrore të katedrales së Notrë Damit. Kulla u shkatërrua në zjarrin i cili shpërtheu të hënën pasdite.

Kinshasa – Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Feliks Çisekedi sot deklaroi se rreth 150 njerëz konsiderohen të zhdukur pas përmbytjes së anijes në liqenin Kivu. Anija me 200 pasagjerë që ka lundruar nën qendrën komerciale Gomi mbrëmë është fundosur në iqenin Kivu.

Nju-Delhi – Të paktën 47 persona e kanë humbur jetën në stuhinë e sotme me rërë, të përcjell me bubullima dhe shi që i përfshiu pjesët perëndimore dhe qendrore të Indisë. Shpejtësia e erës ka arritur deri në 50 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi shkatërrim të shtëpive, ndërsa i dëmtoi edhe largpërçuesit në shtetet Mad’hija Pradesh, Gujarat, Maharashtra dhe Raxhastan, që është goditur nga stuhia, ku e humbën jetën 24 persona.

Uashington – Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington (CSIS) në raportin e saj më të ri njofton se pothuaj pas dy muajve nga bisedat e dështuara për denuklearizim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, janë vërejtur shenja të aktivitetit në kompleksin kryesor koreanoverior Jongbon.

Back to top button
Close