EvropëEvropë.Portal

Mej edhe më tej është kundër mbajtjes së referendumit të dytë për Bregzit

Kryeministrja britanike, Thereza Mej deklaroi sot se edhe më tej është kundër mbajtjes së referendumit të dytë për Bregzit dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar, por pret se disa deputetë do të tentojnë të angazhohen për referendum të ri gjatë ratifikimit të marrëveshjes të cilën e arriti ajo me BE-në.

Londër, 10 prill 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike, Thereza Mej deklaroi sot se edhe më tej është kundër mbajtjes së referendumit të dytë për Bregzit dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar, por pret se disa deputetë do të tentojnë të angazhohen për referendum të ri gjatë ratifikimit të marrëveshjes të cilën e arriti ajo me BE-në.

“Kur do të vijmë drejt marrëveshjes duhet të sigurohemi që dokumenti të kalojë përmes kësaj dhome. Gjithsesi se do të ketë të tillë të cilët do të insistojnë për këtë çështje kur do të miratohet marrëveshja”, theksoi kryeministrja britanike.

Gazeta “Dejli telegraf” paraprakisht gjatë kësaj jave publikoi se Mej planifikon t’u ofrojë deputetëve të votojnë nëse janë për mbajtjen e votimit publik për marrëveshjen e saj për Bregzit, me qëllim që të niset nga fillimi me bisedimet me Partinë Laburiste në opozitë. shk/

Таг
Back to top button
Close