EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Mej: Do të kërkoj nga BE-ja vazhdim të negociatave për Bregzitin

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se sërish do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta vazhdojë periudhën për negociata për Bregzitin dhe se do të tentojë me liderin e laburistëve, Xheremi Korbin ta ndërpresë "ngecjen" e procesit në Parlament.

Londër, 2 prill 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se sërish do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta vazhdojë periudhën për negociata për Bregzitin dhe se do të tentojë me liderin e laburistëve, Xheremi Korbin ta ndërpresë “ngecjen” e procesit në Parlament.

Mej theksoi se Britanisë së Madhe i duhet që të vazhdoj periudha për aktivizimin e nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës, që ka të bëjë me daljen nga BE-ja, në çka është e mundur periudhë më e shkurtër kohore, që të shmanget dalja nga Unioni pa marrëveshje.

“Dhe duhet të jemi të qartë se cili është synimi i vazhdimit të tillë, për të siguruar që të dalim me kohë dhe me rregull”, theksoi Mej.

Ajo shtoi se ndërmerr aksion për të gjetur dalje nga qorr sokaku në të cilin është bllokuar Bregziti,

“Ofroj të ulem me liderin e opozitës dhe të tentojmë të dakordohemi për planin, deri tek i cili të dy do të përmbahemi që të sigurojmë dalje nga BE-ja dhe këtë do ta bëjmë me marrëveshje”, theksoi Mej pas takimit shtatë orësh me anëtarët e Qeverisë. fb/

Таг
Back to top button
Close