EvropëEvropë.Portal

Mej: Arrestimi i Asanzhit tregon se askush nuk është mbi ligjin

Kryeministrja britanike Tereza Mej e përshëndeti arrestimin e sotëm të themeluesit të Uikiliks, Xhulijan Asanzh dhe vlerësoi se ajo ka treguar se askush nuk është mbi ligjin.

Londër, 11 prill 2019 (MIA) –  Kryeministrja britanike Tereza Mej e përshëndeti arrestimin e sotëm të themeluesit të Uikiliks, Xhulijan Asanzh dhe vlerësoi se ajo ka treguar se askush nuk është mbi ligjin.

“Jam e sigurt se tërë Dhoma e poshtme (Parlamenti britanik) do ta përshëndesë lajmin se  policia londineze e arrestoi Xhulijan Asanzhin për shkak të shkeljes së kushteve për lirim,   pothuajse pas tetë viteve të kaluara në ambasadën e Ekuadorit. Ajo tregon se në Mbretërinë e Bashkuar askush nuk është mbi  ligjin”, theksoi Mej në fjalimin para deputetëve. sa/

Таг
Back to top button
Close